Po vjen “Hanibali”, një i nxehtë i pazakontë pritet të prekë Shqipërinë

Po vjen “Hanibali”, një i nxehtë i pazakontë pritet të prekë Shqipërinë

Rrymat e nxehta vërshojnë drejt Shqipërisë dhe pritet të mbërrijnë për Pashkë

Po mbërrijnë konfirmime gjithnjë e më të shpeshta nga agjencitë kryesore të parashikimit të motit lidhur me ndryshimin drastik të temperaturave në ditët e fundit të marsit dhe ato të para të prillit.

Ndërkohë që në pjesën veriorë të Evropës një rrymë e gjerë atlantike do të sjellë shira të pandalshëm dhe një klimë tejet vjeshtore, në jug aktivizimi i erërave të forta jugore do të favorizojë një rritje termike tejet të ndjeshme për këtë periudhë. 

Gjatë javës së ardhshme rrymat e ftohta lindore që kanë prekur vendin tonë do t’ia lënë vendin erërave perëndimore dhe jugore, tejet më të buta.

Ditën e mërkurë dhe të enjte priten temperatura pranë 20 ° dhe në rajonet më perëndimore, që do të gëzojnë disa ditë të një klime tipikisht pranverore. Por duke nisur nga e premtja e 30 marsit skenari meteorologjik pritte të ndryshojë.

“Hannibali” do të sjellë erëra të ngrohta në Mesdhe, përfshi edhe Shqipërinë, ku temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 33 gradë në shumë rajone, çka do të jetë pak a shumë një përjetim i parë i verës që në pranverë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid