FOTO/Pogradec, 3 makina përfshihen në aksident, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

FOTO/Pogradec, 3 makina përfshihen në aksident, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Ngjarja është shënuar në afërsi të fshatit Pojskë, ku janë përfshirë tre mjete, një ‘Benz’, një ‘Volswagen dhe një mjet i parkuar me targa të huaja. Nga përplasja e makinave janë dëmtuar dy drejtuesit dhe një shtetas i huaj, që udhëtonte me ‘Benz-in’


Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti

Njoftimi paraprak i policisë:
Më datë 08.05.2018 jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Pojskë, janë përfshirë në një aksident rrugor mjetet tip "Benz" me targa AA 891 ST, mjeti tip "Volkswagen" me targa TR1101N me drejtues shtetasin A.Ç, si edhe një mjet i parkuar me targa YZO 9396.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, si edhe një shtetas i mitur i cili udhëtonte në mjetin tip "Benz" me targa AA 891 ST.

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar në Spitalin e Pogradecit, për mjekim, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë