Pogradec, AKU bllokon rreth 1 ton mish jashtë kushteve higjeno – sanitare

Pogradec, AKU bllokon rreth 1 ton mish jashtë kushteve higjeno – sanitare

Mishi i bllokuar në Pogradec

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka konfiskuar në Pogradec afërsisht 1 ton mish (860 kg mish vici, lope dhe 35 kg të brendshme) për shkak të kushteve të rënda higjeno – sanitare ku kryhej aktiviteti ilegal gjithashtu subjekti nuk kishte asnjë dokumentacion për kontrollet veterinare dhe sigurinë e produktit.

Ky operacion i AKU-së është në vazhdën e punës  për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik.

Iljaz Mancellari u kap në flagrancë duke kryer therje të jashtëligjshme, gjatë orëve të para të mëngjesit në një ambient të paregjistruar dhe në mungesë të kushteve higjieno-sanitare. Produkte të bllokuara, 9 karkasa vici me peshë 655 kg, një karkasë lope me peshë 205 kg si dhe 35 kg të brendshme i mungonin dokumentacioni shoqërues, vula veterinare, kuponi tatimor etj.

Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës ( si 42 çengela, një thikë dhe një sopatë), u morën  edhe masat administrative me gjobë në vlerën 500.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit. Pas zbulimit e goditjes së rastit, AKU ka bashkëpunuar edhe me strukturat e hetimit tatimor si dhe Policinë vendore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit   

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kristjan Asllani i katërti, kush janë tre shqiptarët e tjerë që kanë fituar Serie A

Kristjan Asllani i katërti, kush janë tre shqiptarët e tjerë që kanë fituar Serie A