Pogradec/ Shoqërohen pas sherrit, dy të dehurit shkatërrojnë pajisjet në Komisariat

Pogradec/ Shoqërohen pas sherrit, dy të dehurit shkatërrojnë pajisjet në Komisariat

Foto ilustruese

Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas pasi kanë qenë në gjendje të dehur dhe janë konfliktuar fizikisht me disa persona.

Dy shtetasit, të dy banues në Pogradec, e kanë vazhduar sherrin brenda ambienteve të Komisariatit, ku kanë dëmtuar dhe disa mjete e pajisje.

Njoftimi i plotë:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
S.Ç., 33 vjeç dhe
B.S., 27 vjeç, të dy banues në Pogradec.
Pasi në datë 08.07.2018, rreth orës 02.00, në Sallën Operative Pogradec, ka ardhur një telefonatë se në lagjen nr 5 në Pogradec, po konfliktohen fizikisht disa persona. 
Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e Policisë. Shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, ishin konfliktuar me disa qytetarë të tjerë të cilët më pas ishin larguar.
S.Ç., dhe B.S., kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si gjatë shoqërimit të tyre për në Komisariat, por edhe në ambientet e brendshme të tij, ku kanë dëmtuar pajisje edhe mjete.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve