Pogradec/ Tentoi të korruptonte me 150 € oficerët e krimit ekonomik, arrestohet 35-vjeçari

Pogradec/ Tentoi të korruptonte me 150 € oficerët e krimit ekonomik, arrestohet 35-vjeçari

Eurot e sekuestruara

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar pasi ka tentuar të korruptojë oficerët e Krimit Ekonomik.

Gentjan Kameri, 35 vjeç, banues në Fushë-Krujë, është arrestuar në flagrancë pasi në makinë e tih iu gjetën pjesë këmbimi pa dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia arreston në flagrancë një shtetas, i cili tentoi të korruptonte me 150 Euro Oficerët e Krimit Ekonomik-Financiar me qëllim mosprocedimin e tij, pasi u kap duke transportuar mallra pa dokumentacion.

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Gentjan Kameri, 35 vjeç, banues në Fushë-Krujë (i dënuar më parë për "Moskallëzim Krimi" .

Pasi në datë 09.07.2018, ky shtetas është kapur në qytetin e Pogradecit, me mjetin tip "Fiat Punto" me targa AA 398 LE, brenda të cilit iu gjetën mallra (pjesë këmbimi mjetesh) për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Ky shtetas gjithashtu ka tentuar të korruptojë Oficerët e Sektorit për Krimin Ekonomik Financiar, me një shumë prej 150 Euro, me qëllim mosprocedimin e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale parashikuar nga nenet 244 e 180 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 09/07/2018 22:58

    Hajde o tani fadilese po ben namin eeee.po cpate se ti dhe me 10 evro te beje dhe lepirje!

    Përgjigju
  • Lexues: 09/07/2018 22:00

    Po lini nam...ne nje fiat punto pjese kembini ...kishte 200000000 cope besoj...me 50euro te garantoj qe mund te fuck-sh ke te duash...dhe mos perrdhunoni fjalen specialist....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK