Polemika në FIFA pas golave të dy shqiptarëve/ Shqiponja nxeh serbët: Shaqiri me dy flamurë në këpucë

Polemika në FIFA pas golave të dy shqiptarëve/ Shqiponja nxeh serbët: Shaqiri me dy flamurë në këpucë

Flamuri i Zvicrës dhe Kosovës në këpucët e Xherdan Shaqirit

4 vite pas dronit të ngritur në stadiumin e Beogradin me flamurin “Autochtonous”, “Kaliningrad Stadium” u ndez nga golat e dy shqiptarëve Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri përballë kombëtares serbe.

I pari që startoi duke shënuar përballë Serbisë ishte Granit Xhaka, vëllai i futbollistit Taulant Xhaka. Menjëherë pasi shënimit të golit, Xhaka bashkoi duar duke bërë simbolin e shqiponjës.

Pas tij, heroi për kombëtaren zvicerane ishte Xherdan Shaqiri i cili dha golin e fitores. Para ndeshjes në këpucën e tij përveç flamurit të Zvicrës, Shaqiri kishte vendosur edhe flamurin e Kosovës.

FIFA e shpalli Shaqirin lojtarin më të mirë të ndeshjes. Por festimi i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me simbolin e shqiponjës ka ngjallur një valë reagimesh në rrjetet sportive dhe ato mediatike.


Federata Serbe e Futbollit ka depozituar një ankesë në FIFA, për mungesën e penalltisë dhe për festimin e Xhakës dhe Shaqirit.

Mediat serbe kanë vijuar me mesazhe nacionaliste duke i bërë thirrje FIFA-s të marrë masa për rastin e dy futbollistëve shqiptarë. Mediat serbe ankohen për provokim:

“FIFA duhet të marri masa. Xhaka ka thyer rrjetin dhe ka provokuar serbët me simbolin e Shqipërisë”, shkoi “Kurir” në fundin e ndeshjes.

Sekretari i Përgjithshëm i federatës serbe, Jovan Surbatovic ka thënë se Federata do të depozitojë ankesë edhe për këpucët e Shaqirit, ku

 “Është rasti i këpucëve, i disa flamujve të diskutueshëm dhe festimit të dy golave të Zvicrës”, ka deklaruar Surbatovic.

FIFA nuk lejon mesazhe festimi me mesazhe politike. Në të tilla raste FIFA parashikon gjobë ose pezullim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë, ky është 43-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë, ky është 43-vjeçari që humbi jetën (FOTO)