'Policët në fushatë', nis gjyqi i LSI kundër Edi Ramës në Gjykatën e Beratit

Nis në Gjykaten e Rrethit te Beratit, seanca ankimuese kundër Vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme për pushimin e çështjes ndaj Kryeministrit Edi Rama ku LSI e kishte paditur këtë të fundit për thirrje që i bëri policisë së shtetit në fushatë elektorale.

Seanca nisi këtë të mërkurë, në oren 11:00 dhe po drejtohet nga kryetarja e trupit gjykues, Lutfije Celami, ndërsa Partia Levizja Socialiste për Integrim përfaqësohet nga avokat Ylli Manjani. Palet po vihen në dijeni në lidhje me çështjen, ndërkohë që përfaqësuesi i prokurorisë Dritan Gripshi, ka kërkuar më tepër kohë. Manjani u shpreh se Prokuroria e Përgjithshme duhet të ishte vetë prezent për të debatuar në lidhje me çeshtjen.

Nuk pati kohë prokuroria e Përgjithshme se ky njoftim nuk ka ardhur dje? Njoftimi nga gjykata nga ana juaj ka qenë shumë korrekt brenda të gjitha afateve e mundshme për pjesëmarrësit për gjykim që të kishim sot të gjithë informacionin e nevojshëm për të debatuar për çështjen, kështu që kërkesa për shtyrje mua më duket aspak serioze, e pa mbështetur në asnjë dispozitë të kodit të procedurës penale. Dhe mbi të gjitha po flasim për një institucion me një hierarki të qartë.

Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte informuar sot Prokurorinë e Beratit për këtë çështje. Sepse ka pasur kohë të informojë dhe gjykatën. Nuk është normale kjo, unë jam për të mos e pranuar këtë dëgjesë. Ne sot nuk po diskutojmë për meritën e çështjes, ne po diskutojmë a po hetohet apo jo. Është një debat procedural që bëhet sipas ligjit proçedurial kështu që do ju lutesha shumë mos ta pranoni këtë kërkesë ta vazhdojmë këtë gjykim, e përsëris procedural në lidhje me këtë çështje.

Ylli Manjani, avokat

Gjykata vendos që senaca e rradhës të zhvillohet në datën 21, duke shtyrë kështu ankimimin e LSI. Ndër të tjera Manjani u shpreh se Rama duhet të kërkoje falje në senca gjyqësore dhe jo në rrjetet sociale. Padia për Kryeministrin Rama është bërë pas një deklarate të dhënë nga ky i fundit në qytetin e Kuçovës. Sipas LSI padia është bërë pas thirrjes së kryeminstrit Edi Rama nga Kuç0ova për përfshirjen e policisë në fushatën e 2017 për të mbledhur vota për PS.

e.gj./b.ha.
Komento