Heqja e policisë nga stadiumet, dështon ndeshja e parë, anulohet takimi Këlcyra-Tepelena

Heqja e policisë nga stadiumet, dështon ndeshja e parë, anulohet takimi Këlcyra-Tepelena

Tepelena dhe Këlcyra gjatë një ndeshje

KELCYRE - Largimi i Policisë nga stadiumet dhe garantimi i sigurisë nga policia private apo bashkiake ka sjellë pasojën e parë. Sot është anuluar ndeshja Këlcyra-Tepelena e vlefshme për kategorinë e dytë, pasi Policia Bashkiake nuk mori pësipër garantimin e ndeshjes.

Pas pritjes për mbi 40 minuta në fushë, arbitrat kanë vendosur anulimin. Ndërkohë që Policia e Rendit ka qenë jashtë fushës së futbollit të Këlcyrës. Per rrjedhoje takimi nuk i zhvillua. Nuk dihet cili do të jetë vendimi i FSHF-së për këtë takim. Takimet e kaluara mes këtyre dy ekipeve kanë prodhuar tensione dhe incidente në fushë dhe marrja e masave nga policia duhet të ishte domosdoshmëri për të parandaluar problematikat që mund të lindnin gjatë takimit.

Ekipe të tjera po e zgjidhin këtë problematikë duke mbyllur dyert e stadiumeve për tifozët, një situatë skandaloze duke i dhënë një goditje të madhe evenimenteve sportive. Vendimi për të larguar Policinë e Shtetit nga stadiumet është kundërshtuar edhe nga ekipet e Superiores. Të gjithë drejtuesit e ekipeve të Superiores kanë kërkuar nga FSHF që ta rishikojë këtë vendim dhe të kthejë policinë në stadiume.

Nuk dihet cili do të jetë vendimi i FSHF-së për këtë takim. Takimet e kaluara mes këtyre dy ekipeve kanë prodhuar tensione dhe incidente në fushë dhe marrja e masave nga policia duhet ishte domosdoshmëri për të parandaluar problematikat që mund të lindnin gjatë takimit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erald: 16/09/2018 17:32

    Policia bashkiake e Kelcyres nuk eshte si ajo e lali Erit..ka vetem dy efektiva sa per dijeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Copëz pranvere çelur mes malesh në Bogë

VIDEO/ Copëz pranvere çelur mes malesh në Bogë