Policia e Vlorës kap 'Range Rover'-in me drogë, arrestohen tre trafikantët

Policia e Vlorës kap 'Range Rover'-in me drogë, arrestohen tre trafikantët

Foto ilustruese

Një operacion antidrogë i koduar "JAD 2018"  është zhvilluar sot nga policia e Vlorës, ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 trafikantët, Bezhan Dervishaj, 25 vjeç dhe Blerim Dervishaj, 24 vjeç, të dy banues në fshatin Poçem të Mallakastrës si dhe Laim Lelaj, 26 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin,"Range Rover" me targa AA 023 KR, u gjet dhe u sekuestrua një sasi kanabisi.

Policia thotë se ata janë autorët e dyshuar për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" kryer në bashkëpunim. Për këtë ngjarje u arrestua në flagrancë edhe Blerim Dervishaj me akuzën: "Moskallëzim krimi".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale