VIDEO/Policia gjobit furgonët që transportojnë nxënësit: Nuk përdoren rripat e sigurimit

Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur 15 drejtues të furgonëve që transportojnë nxënës nëpër shkolla. Shoferët janë gjobitur për shkak se fëmijët nuk kishin rrip sigurimi, si dhe nuk kanë përdorur mjetet e fiksimit në sendilje. 

Gjithashtu furgonët që transportojnë nxënës janë verifikuar edhe për dokumentacionin, si dhe kushtet teknike të mjeteve të tyre nga Policia Rrugore. 

Po ashtu Policia ka kontrolluar edhe shoferët e motorrave që nuk përdorin kaskat mbrojtëse. Pjesë e kontrolleve kanë qënë edhe makinat e parkuara gabim, ku janë gjobitur 23 mjete.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Rithemelimit, më 27 maj shqyrtohet ligji i Komisioneve Hetimore

Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Rithemelimit, më 27 maj shqyrtohet ligji i Komisioneve Hetimore