Policia greke kap 46 kg kanabis në kufi, arrestohen dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

Policia greke kap 46 kg kanabis në kufi, arrestohen dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

Foto ilustruese

Rreth 46 kg kanabis janë kapur këtë të shtunë nga policia greke në Igumenicë, pranë kufirit me Shqiëprinë. Mësohet se janë arrestuar dy transportuesit e lëndës narkotike, të cilët janë të dy shqiptarë. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për Martin Buzin, 23 vjeç nga Fieri dhe Sabri Memën, 25 vjeç nga Berati, të cilët kanë rënë në prangat e policisë greke.

Dy të rinjtë po transportonin më këmbë dy çanta me 23 pako që përmbanin 46 kg 140 gram marijuanë gjithsej. Policia greke thotë se operacioni u zhvilluar pas informacionit të servirur nga policia shqiptare. Po kështu dy shiqpitarëve u janë sekuestruar edhe katër telefona celularë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve