Policia Rrugore e Durrësit, masa për parandalimin e aksidenteve, pezullohen 28 leje drejtimi (VIDEO)
Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
DURRËS- Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. Gjatë 48 orët e fundit si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 11persona për drejtim të motorçikletave pa leje drejtimi, dhe është arrestuar në flagrancë 1 person për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Deklarata e Policisë:
Qarkullimi Rrugor Durrës gjatë 48 orëve të fundit. Vijon zbatimi i planit të masave nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës për kontrollin e drejtuesve të mjeteve që konsumojnë pije alkoolike dhe drejtojnë mjetet pa qenë të pajisur me leje drejtimi.
Qëllimi : parandalimi i aksidenteve rrugore dhe rritja e parametrave të sigurisë në rrugë.
Në 48 orët e fundit si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 11 shtetas për drejtim të motorçikletave pa leje drejtimi dhe është arrestuar në flagrancë 1 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Janë vendosur masat administrative si më poshtë vijojnë:
• janë pezulluar 28 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë;
• janë ndëshkuar 134 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
• janë ndëshkuar 126 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;
• janë ndëshkuar 35 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës këshillojnë çdo drejtues mjeti të mos përdorin alkool, mos drejtojnë mjetet pa qenë të pajisur me leje drejtimi dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, në të kundërt do të ndëshkohen me masë administrative apo sipas legjislacionit penal.
Kontrolle të kësaj natyre, duke planizuar shërbime shtesë në çdo aks rrugor në qarkun e Durrësit, do të vijojnë edhe gjatë fundjavës për shkak të rritjes së fluksit të pushuesve, veçanërisht në zonat turistike.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
71.9%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 2426
Lajme të tjera
-
Durrës/ Brenda vitit hapet parkimi me energji të vetëprodhuar nga dielli, 400 vende! Godina do ketë zyra e hapësira për evente
19 Prill, 13:14
-
7 ditë i zhdukur/ Vijojnë kërkimet për 3-vjeçarin, hetohet edhe largimi jashtë Shqipërisë! Gjyshi e kunati 'mbyllen' në qeli
19 Prill, 11:51
-
Mobiljet 'fluturuese' në Durrës, reagon ministri Balla: Turp! (VIDEO)
19 Prill, 10:46
-
Spanja e kërkonte për trafik droge nga Kolumbia, italiani kapet në Portin e Durrësit! Do ekstradohet drejt Madridit
19 Prill, 10:27
-
Aktori Mirush Kabashi ‘Qytetar Nderi’ i Durrësit pas vdekjes! E bija, Mendi Kabashi: Është i vonuar, do doja ta merrte sa ishte gjallë!
18 Prill, 16:33
-
I dënuar me 12 vjet burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 40-vjeçari në Durrës
18 Prill, 13:49
-
Moti i keq, mbetjet plastike ‘pushtojnë’ bregdetin e Durrësit! Pamje nga ndotja
18 Prill, 12:58
-
EKSKLUZIVE/ 3-vjeçari nga Durrësi 6 ditë i zhdukur! Flasin stërgjyshërit në Has: Bahrija e solli nipin të shtunën, të nesërmen s'e gjetëm! Thirrje vajzës: Ktheja të voglin mamasë së vet
18 Prill, 11:33
-
Atentati ndaj Gentian Bejtjes, bie poshtë pretendimi i 2 të arrestuarve! Në makinë nuk kishte GPS, atentatorët me dy mjete deri pranë vilës
18 Prill, 11:16
-
Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari në Durrës, 6 ditë i zhdukur! Kjo është gjyshja në kërkim nga policia që ka marrë fëmijën, në pranga vëllai i saj
18 Prill, 09:48
-
Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli 'Qytetar Nderi' i Durrësit (Foto)
17 Prill, 19:32
-
Nuk dihet fati i 3-vjeçarit në Durrës, prej 5 ditësh i zhdukur! Nëna e të miturit denoncoi gjyshërit, dështojnë kërkimet e policisë
17 Prill, 13:42
Qyteti I durresit nuk ka semafore dhe ato qe jane nuk punojne
PërgjigjuI lumt pol.dursit
PërgjigjuTi dërrmojnë !
Përgjigju(I lumt.pol.dursit