Policia u gjen kokainë dhe kanabis në banesë, dy të arrestuar në Elbasan (EMRAT)

Policia u gjen kokainë dhe kanabis në banesë, dy të arrestuar në Elbasan (EMRAT)

Foto ilustruese

ELBASAN - Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, pasi gjatë kontrollit në banesë u janë gjetur kokainë dhe kanabis. Policia bën me dije se në pranga kanë përfunduar Arben Farka, 35 vjeç, banues në lagjen 11 Nëntori, Elbasan dhe Gramos Nasto, 41 vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan.

Sipas policisë, dy të arrestuarit në lagjen “11 Nëntori”, për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë ushtruar kontrollet në banesat e shtetasve, ku shtetasi A.Farka ka kundërshtuar punonjësit e policisë për kontrollin e banesës së tij. Policia gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjeti dhe sekuestroi një dozë me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë, ndërsa në banesën e shtetasit G. Nasto, gjeti dhe sekuestroi 2.4 gramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” , parashikuar nga nenet 236/2 dhe 283 të Kodit Penal për shtetasin A.Farka ndërsa shtetasi G.Naso për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anonimi: 07/10/2018 13:14

    nenet 236/2 dhe 283 per cfar per nje gram kokain dhe dy gram hashash tbej tjetri 5 vjet burg vetem ne Albanistan ndodh se gjith Europen ka ligj perdoruesi.po me i vogli do e haj ne ate xhungel ku jetoni mir tja bejn popullit dele qe fle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri