Politikat e taksave/ Gati Paketa Fiskale, miratohet nesër, ja përfitimet e biznesit

Politikat e taksave/ Gati Paketa Fiskale, miratohet nesër, ja përfitimet e biznesit

Foto ilustruese

Nesër miratohet në qeveri Paketa Fiskale 2019. Njoftimin e bëri kryeministri Edi Rama në Facebook, si dhe kreu i Financave Arben Ahmetaj në Këshillin e Investimeve.

Paketa fiskale që pritet të miratohet të mërkurën parashikon uljen e barrës fiskale për disa sektorë. Taksa kryesore, ku do të ndërhyhet është tatim fitimi. Nga shtatori parashikohet që 56% e bizneseve të jenë të përjashtuara nga kjo taksë dhe 28% të paguajnë tatim fitim në masën 5%. Ndërkohë që vetëm 16% e bizneseve të mëdha të regjistruara do të paguajnë tatim fitim në masën 15%. Qeveria ka vendosur që bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit të paguajnë 5% tatim fitim. Ndërsa për ato mbi këtë nivel, tatimi do të mbetet 15%. Gjithashtu, është vendosur që edhe për bashkimet e fermerëve tatim fitimi të ulet në 5%. Ndërkohë që do të përfitojnë edhe rimbursimin e TVSH-së në masën 20%. Po 5% do të jetë ky tatim edhe për bizneset në agroturizëm.

Në paketën fiskale janë parashikuar gjithashtu edhe lehtësi për investimet në fushën e energjisë diellore.

“Normë të reduktuar të TVSH-së prej 6% për shërbimet e akomodimit, ushqimit apo veprimtarive të tjera, që ofrohen nga subjekti i licensuar agroturistik. Sektori i agroturizmit do të jetë një ndër prioritetet e vendit, me qëllim zhvillimin e turizmit në zonat rurale, e shoqëruar kjo edhe me nxitjen e prodhimit dhe tregtimit të produkteve lokale të zonës”, theksohet në draft.

Ndërkohë, parashikohet përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve që bëhen në agroturizëm nga personat e pajisur me certifikatë për veprimtari agroturistike. Në këtë mënyrë, biznesi i agroturizmit stimulohet me të njëjtat instrumenta që u përdorën për stimulimin e turizmit elitar me 5 yje.

Në raportin e fundit të FMN-së për Shqipërinë këshillohej qeveria shqiptare të mos bënte përjashtime fiskale. Kjo nuk është marrë parasysh.

Jani gati 11 mijë sipërmarrje në vend që përfitojnë nga ulja e tatimit-fitimit me gati tri here, shkruan kryeministri Edi Rama. Me hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve, 91% të sipërmarrjeve u bëhet tatim-fitimi 0-5%.

Linjat kryesore të Paketës Fiskale që hyn në fuqi nga 1 janari 2019

Ulje e barrës fiskale

56% e bizneseve             0% tatim fitim

28% e bizneseve             5% tatim fitim

16% e bizneseve             15% tatim fitim

Lehtësim të investimeve në fushën e energjisë diellore

Lehtësim i investimeve në fushën e agroturizmit

Deri në 14 mln lekë/vit           5% tatim fitim

Mbi 14 mln lekë/vit               15% tatim fitim

Kooperativat bujqësore            5% tatim fitim

Bizneset në agroturizëm           5% tatim fitim

Akomodimi, shërbimi në turizëm    6% TVSH

Agroturizmi                     përjashtim nga taksa e infrastrukturës

Sektori i ndërtimit             përmirësim i skemës së taksimit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion