Pompeo vizitë në Irak: Kërcënimet e Erdogan kundër kurdëve nuk ndalojnë tërheqjen e trupave amerikanë nga Siria

 Pompeo vizitë në Irak: Kërcënimet e Erdogan kundër kurdëve nuk ndalojnë tërheqjen e trupave amerikanë nga Siria

Mike Pompeo, Sekretari Amerikan i Shtetit

Sekretari Amerikan i shtetit Mike Pompeo, është deklaruar së fundmi se tërheqja e trupave të SHBA-ve nga Siria nuk do të ndalet, pavarësisht kërcënimeve turke kundër aleatëve kurdë të Washingtonit, duke premtuar se kurdët do të vazhdojnë të mbrohen.

Gjatë një takimi me udhëheqësit në kryeqytetin e Irakut  dhe rajonin gjysëm autonom të të Kurdistanit të mërkurën,Pompeo u përpoq t’i siguronte ata rreth planeve të Uashintonit pas njoftimit të befasishmë të presidentit amerikan Donald Trump të një tërheqje të papritur nga Siria, transmeton Reuters

Në mes të konfuzionit rreth planeve për të zbatuar urdhrin e tërheqjes së Presidentit Donald Trump dhe kërcënimet nga Turqia për të sulmuar kurdët, Pompeo kërkoi të risigurojë forcat kurde të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, që ata do të jenë të sigurtë edhe pasi trupat amerikanë do të tërhiqen nga vendi.

"Këta kanë qenë njerëz që kanë luftuar me ne dhe është e rëndësishme që të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që ata njerëz që luftuan me ne të jenë të mbrojtur ", tha Pompeo për kurdët duke vizituar Irbilin, kryeqytetin e rajonit gjysëm autonom të Irakut të Kurdistanit.

Vizitat e paparalajmëruara në Bagdad dhe kryeqytetin rajonal kurd Erbil erdhën në ditën e dytë të turneut të Lindjes së Mesme duke marrë gjithashtu në Jordani, Egjipt, Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Kuvajt dhe Oman.

Ndërkohë, më herët Turqia hodhi poshtë kërkesën e këshilltarit për siguri kombëtare të SHBA-së. Në një fjalim të martën  presidenti turk Tayyip Erdogan u shpreh kundër Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, i cili kishte sugjeruar se mbrojtja e kurdëve duhet të ishte parakusht i tërheqjes së SHBA-ve nga Siria, një ide që Erdogan e konsideroi një gabim serioz.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës