VIDEO/'Ponço', njihuni me qenin hero i praktikuar për të rikthyer në jetë agjentin pasi ka pësuar infarkt

Një video ishte e mjaftueshme për ta bërë këtë qenush një yll të vërtetë. Emri i tij është Ponço, ai është një qen policie dhe është bërë protagonist i një video të publikuar në profilin Tëitter të policisë së Madridit.

Në video është një simulim shpëtimi, dhe kur kafsha sheh agjentin të shtrirë në tokë që duket i pavetëdijshëm, ai shkon drejt tij dhe me putrat e tij riprodhon një lloj ringjalljeje kardiopulmonare, duke i bërë goditje në gjoks dhe pjesën e zemrës.

"Performanca heroike e Ponços tonë, i cili praktikon rigjallërimin në një mënyrë mjeshtërore", është komentimi i policisë spanjolle mbi videon e postuar.

Kjo video e regjistruar në një kamp trajnimi në Madrid, për pak ditë mori disa mijëra klikime në rrjet.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online