Portreti i Skënderbeut nga duart e Rembrandt-it

Portreti i Skënderbeut nga duart e Rembrandt-it

Gjergj Kastriot Skënderbeu

Një hero i madh i trajtuar nga një piktor i madh. Pra, një piktor i përmasave botërore, pasqyron në veprën e tij një personalitet të historisë së shqiptarëve, i cili edhe ai me qëndresën dhe trimërinë e tij u bë personalitet i përmasave europiane dhe më gjerë në mbrojtjen e trojeve kombëtare dhe më tej, në mbrojtje të qytetërimit europian, nga sulmet e Perandorisë Otomane. Mund të quhet monumental vlerësimi që i është bërë heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në mbishkrimin e varrit të nipit të tij të vitit 1503, përkushtuar nga gjyshja e tij Donika (gruaja e Skënderbeut). Në këtë pllakë të Manastirit Real San Trinidad (Shën Trinia) të Valencias në Spanjë, ku është varrosur dhe vetë Maria de Castilio, mbretëresha e Spanjës, ndërmjet të tjerave lexohet “Këtu prehet Alfonso .... i të famshmit Georgio Castroto, Mbret i Albanisë, .... Fortesë e pamposhtur e krishtërimit, i cili u quajt nga turqit Escardabch dhe i cili për prejardhjen e tij, vlerën dhe madhështinë e shpirtit, krahasohej me mbretin Alaksandër të Maqedonisë. Vdiq në moshën 15 vjec në këtë qytet të Valencias viti 1503”. Ishte ky epitaf i Alfonsit, nipit të Skënderbeut në Bazilikën e Valencias që zgjoj interesin tim për ta vështruar më me thellësi këtë fakt, madje për ta vendosur atë në kuadrin e vlerësimit të figurës së Skënderbeut. Në këtë mënyrë, këto vlerësime, që burojnë nga Katedralja madhështore e dinastisë së Aragonëve të Spanjës dhe konsiderata e Rembrandt-it të madh për figurën e heroit shqipëtar, përbëjnë aspekte tepër të merituara për përkujtimin e ditës së 17 janarit, 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar. Rembrandt Harmes-zoon Van Riju, piktor hollandez, i lindur në Lejde (1606-1669). Pas vitit 1630 ai u vendos përfundimisht në Amsterdam. Pasuria e njgyrave të tij, shkenca e kontrasteve dhe linjat e kompozimeve të tij e konsideruan Rembrandt-in si një nga mjeshtërit më të mëdhenj të pikturës botërore. Ai njihet edhe si autor i shumë gravurave dhe vizatimeve me tematika të ndryshme. Për të shkruajtur këto rreshta, me rastin e 17 janarit, u ngacmova nga botimi i shtëpisë botuese “Costanzo D’Agostino Editore” e Romës, i librit “Scanderbeg un Eroe Moderno” i autorit Gennario Francione, i vitit 2003, një tekst me vlera për heroin tonë.

Në kopertinën e librit është vendosur portreti i Skënderbeut, vepër piktorike e Rembrandt-it. Në pas kopertinë është pasqyruar shpjegimi për këtë portret: “Kuadri në kopertinë është një kopje e autorit, realizuar nga artistja Pamela Erinxhi duke pasur si gjurmë një fotografi të origjinalit në gjendje jo të mirë dhe si udhëzues indikacionet e dhëna nga Dr. Alessandro Castriota Scandebeg. Origjinali i atribohet Rembrandt-it dhe është grabitur në vitin 1992. Ende sot kërkohet nga Policia Ndërkombëtare. Eshtë e tepërt të shtojmë se ai është një ndërthurje e vlerave artistike me ato historiko-familjare”. Me sinqeritet të natyrshëm si shqipëtar, falenderoj shtëpinë botuese “Costanzo D’Agostino Editore” të Romës, e cila nëpërmjet pasqyrimit të një vepre pikture nga historia e artit botëror, realizim i një prej korifejve të këtij arti sic është Rembrandt-i i madh, njëherazi na ka dhënë dhe një kontribut për historinë tonë. Kombi shqiptar po përjeton momente të historisë së tij politike mbase nga më të rëndësishmet e të gjithë kohërave. Përpos mbështetjes së mbarë Komunitetit Ndërkombëtar, mbetet i domosdoshëm dhe pasqyrimi i vërtetësisë së historisë kombëtare. Ndricimi real i fakteve historike, evidentimi i plotë i figurave tona kombëtare, ku padyshim ajo e Skënderbeut mbetet ndër më përfaqësueset, përbëjnë zhvillimin e potencialit historiko-social të iliro-shqiptarëve. Në kontekstin e këtyre rrethanave, by botim e kësaj shtëpie botuese të Romës, meriton respektin tonë, pasi edhe ajo me veprën e saj ka kontribuar për rritjen e respektit ndaj kombit tonë, aq më tepër në kohët që po kalojmë, si një popull i vogël por me herojn të mëdhenj. Dhe së fundmi, pasardhësit e sotëm të Kastroitëve sipas pemës gejnealogjike janë Alessandro Castriota Scanderbeg , mjek në Romë, dhe vëllai i tij Xhulio avokat. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet