Postoi foto nga ekzekutimet e ISIS, gjykata franceze: Le Pen t'i nënshtrohet një vlerësimi psikiatrik

Postoi foto nga ekzekutimet e ISIS, gjykata franceze: Le Pen t'i nënshtrohet një vlerësimi psikiatrik

Marine Le Pen

Një gjykatë franceze ka urdhëruar politikanen franceze Marine Le Pen që t’i nënshtrohej një vlerësimi psikiatrik pas një sërë fotosh që ajo postoi nga ekzekutimet e Shtetit Islamik.

Urdhëri ndaj Le Pen

Menjëherë pas urdhërit Le Pen ka publikuar në Twitter, kërkesën e gjykatës, duke e cilësuar këtë si një sulm personal ndaj saj.

Ky regjim me të vërtetë që ka filluar të na trembë.

Marine Le Pen

Në dhjetor të vitit 2015, Le Pen postoi tre fotografi të vrasjeve të kryera nga terroristët e ISIS, si një kundërpërgjigje ndaj gazetarit Jean-Jacques Bourdin, i cili e krahasoi retorikën nacionaliste të saj me atë të grupit terrorist islamik.

Me Le Pen është solidarizuar edhe zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini i cili u shpreh: Një gjykatë jep një urdhër vlerësimi psikiatrik për Marine Le Pen. Nuk kam fjalë! Solidarizohem me të dhe me francezët që e duan lirinë."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot