Postonin foto me armë, drogë, makina luksoze dhe tufa me para, Instagram mbyll llogarinë e bandës shqiptare 'Hellbanianz'

Postonin foto me armë, drogë, makina luksoze dhe tufa me para, Instagram mbyll llogarinë e bandës shqiptare 'Hellbanianz'

Foto e postuar në Instagram nga 'Hellbanianz'

Rrjeti social gjigand, Instagram, ka mbyllur profilin e grupit të shqiptarëve të quajtur "Hellbanianz", të cilët pak ditë më parë tërhoqën vëmendjen e mediave britanike. Banda e shqiptarëve, të vetë quajtur "Ne jemi perëndia e rrugëve", postonte në Instagran imazhe të makinave sportive dhe luksoze, foto me armë, drogë dhe tufa parash, ndërsa disa prej tyre postonin foto edhe nga brenda burgut, pasi posedonin telefona celularë. Fillimisht ishte Sunday Ekspress disa ditë më parë që publikoi një artikull për "Hellbanianz".

Foto e postuara nga banda në Instagram

Instagram sqaroi se kishte mbyllur llogarinë e "Hellbanianz" dhe disa të tjera të lidhura me të, përfshirë edhe atë të kreut të grupit, të njohur si Vinz. Një zëdhënëse e Instagram tha: "Ne nuk lejojmë sjellje të paligjshme, kërcënime, dëmtime fizike apo krim të organizuar në instagram. Politikat tona gjithashtu thonë se Instagram nuk është një vend për të mbështetur apo lavdëruar aktivitetin e bandave apo të krimit të organizuar dhe gjithçka që përbën kërcënim për sigurinë e publikut, nuk lejohet. Ne inkurajojmë që, për të gjithë ata të cilët kanë të tillë përmbajtje, të raportohen nëpërmjet mjeteve tona në aplikacion".

Artikull i publikuar në mediat britanike për bandën shqiptare

Megjithëse llogaria kryesore u mbyll natën e kaluar, një tjetër që i atribuohet Vinzit, u rikthye në këtë rrjet social. Ai shihet duke ngritur gishtin e mesit ndërsa bien në sy tufat me kartmonedha 50 paund dhe shampanjë, në një makinë sportive. Në një foto tjetër ai shfaqet me një cigare të dyshimtë dhe në shoqërinë e dy vajzave. 

Koka i bandës 'Hellbanianz' i quajtur Vinz

Mediat britanike e konsiderojnë "Hellbanianz" si një nga disa bandat e fuqishme që merren me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut. Ata thuhet se qëndrojnë pas linjave të trafikut të kokainës së pastër në Britaninë e Madhe. Sasi të mëdha kokaine që hyjnë në ishull, besohet se i takojnë bandës shqiptare. 

"Shumë nga këta gangsterë janë fëmijë të azilkërkuesive shqiptarë", theksojnë mediat britanike. 

Me moton: "Ne jemi Perëndia e rrugëve", në Instagram ata tregojnë paratë brenda makinave sportive, veshin kapuça ndërsa të tjerë nuk ngurojnë që të tregojnë edhe fytyrën e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta para bashkisë ditën e nesërme, policia njofton masat që do ndërmerren

Tiranë, protesta para bashkisë ditën e nesërme, policia njofton masat që do ndërmerren