Post-protesta, deputeti i PD Baçi: Mesazhi i qartë, u arrit qëllimi

I ftuar në studion e Report TV deputeti i PD Luan Baçi ka folur për post-protestën e opozitës për dorëheqjen e Xhafajt, Baçi ka quajtur protestën si madhështore dhe që arriti qëllimin për të cilin ishte mbeldhur.

Mënyrën e që përdor Partia Demokratike është në udhë të drejtë për organizimin e vendit

Kishim mijra qytetarë nga Fieri, ishte një protestë paqësore dhe jo e dhunshme. Nuk kemi ardh me lule, kemi ardh me mllef dhe revoltë për ti treguar qeverisë se jemi kundër tij. Protesta ishte siç kanë qënë të gjitha protestat. Dalja e policisë nga rrjeti dhe goditja e protestuesëve acaroi protestuesit dhe prandaj situata u acarua.

Protesta u tha që do të zgjaste deri në 4 orë por zgjati shumë më pak, a nuk është në gjendje PD të mbajë një protestë më shumë së aq? Sepse kemi parë protesta afatgjata.

Forma e të bërit opozitë ndryshon, do të ketë kohë edhe për protesta afatgjata, është I drejtë ky shqetësim, që nuk duhet të vazhdojë kjo qeveri, kishte ide që të rrinim me ditë duke rrethuar kryeministrinë.

Pesha LSI apo PD?

Basha ska nevojë për asnjë parti politike për ta pasur në koalicion, është e fortë mjaftueshëm për të ja dalë vete. Është organizuar e gjitha nga PD. Vala e protestave duhet të vazhdojë, të gjithë ato që vijnë safrikikojnë për të ardhur deri në protest, kanë ardhur edhe socialistë të zhgënjyer.

Një kryeministër nuk duhet të përballet me të gjithë qytetarët pasi është një strategji që nuk funskionon, është thejshtë një shoë që e përdor ndaj tij.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Boçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale