Pranimet në Universitete, flet për Report TV Dhori Kule: Maturantët të mos nxitohen, fazat 48 orëshë, problematike

Në fazën e tretë të raundit të parë studentët vijojnë rregjistrimin në degët e dala fitues. Deri me tani në fakultetin e Ekonomisë janë regjistruar 400 veta. Nga 1200 kuota që janë në total, duke lenë kështu 800 vende bosh për maturantët që duan të ndjekin studimet në këtë fakultet.

Dekani i fakultetit ekonomik, Dhori Kule në intervistën e dhënë për Report Tv thotë se procedura me faza 48 orëshe për regjistrimin e degëve, sjell panik te maturantët.

Duke qenë se procedurat janë në faza 48-orëshë, një procedurë problematike që në themel krijon panik, studentëvë u hiqet e drejta të regjistrohen pas 48 orëve, u fshihet emri nga lista. Heqja është e padrejtë dhe nuk ndodh e njëjta gjë me universitete jopublike, kurse këta të shtetit ikin. Ky është një problem i udhëzimit.

Dhori Kule, Dekani i Fakultetit Ekonomik

Dekani Kule këshillon maturantët që të mos nxitohen në rregjistrimin e degëve.

Unë dua ti siguroj studentëve se në degën e biznesit nëse janë 840 pikë, të rrinë pa merak se do t’u vijë radha, të presin.

 Dhori Kule, Dekani i Fakultetit Ekonomik

Dekani Kule shtoi se fakulteti i Ekonomisë do të shtojë kuotat nëse studentet do të jenë më tepër në numër. Ndërkohë, studentët  kanë vijuar rregjistrimet në degët fituese. Raundi i parë i fazave 48 orëshe përfundon më 12 shtator.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur