POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Pranoi se imitoi zërin e Agron Xhafajt, deputeti i PD thërret median: Mos i besoni ‘Fred Hajdutit’

Deputeti i PD, dhe njëherësh kryetari i PD dega Fier, Luan Baçi ka thirrur mediat për të dhënë një deklaratë që kishte si qëllim të nënvleftësonte dëshmitë e bashkëpunëtorit të Babales në sajesën e audio- përgjimit. Demokrati Luan Baçi e ka cilësuar Alizotin njeri të ulët, pasi sipas tij kërkonte lekë në të gjithë Fierin. 

‘Ky njeri që kam edhe njohje personale, është një ordiner, që u kërkon lekë njerëzve rrugëve, është hajdut banesash. Policia e ka ndjekur për ta kapur. E njohin si ‘Fredi hajduti’. Më vjen keq që policia e merr kaq seriozisht. Kjo është histori ordinere, më vjen keq se e kam bashkëqytetar’ tha ai.

Strategjia e PD në ditët e fundit ka qenë denigrimi dhe akuzat e shumta ndaj Alizotit si një njeri i pabesueshëm. Përgjimet, por edhe dëshmia në prokurori e Fredi Alizotit se ishte ai që luajti rolin e aktorit duke interpretuar zërin e Agron Xhafajt ka sjellë sulmet ndaj tij nga opozita.

 

d.ba./b.ha.
Komento

Komente

  • Nardi: 12/10/2018 17:14

    Zoti deputet.nje pyetje kisha per ju.po pse duhet te besojme babalen????dhe ai ne vlore te njejten gje bente

    Përgjigju