Largimi i Xhafës, prapaskenat e dekretit të Lleshit, marrëdhëniet me Greqinë dhe bojkoti i opozitës/ Rama sonte në Report Tv në 20:30

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të jetë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv në orën 20:30. Shefi i qeverisë do të jetë përballë një paneli analistësh të përbërë nga Artan Hoxha, Nikoll Lesi dhe Muhamed Veliu për temat më të nxehta të aktualitetit politik.

Pse ndodhi krisja mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Ilir Meta për dekretimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi? A ishte grada e gjeneralit, shkaku i vërtetë i kësaj përplasje apo diçka tjetër krisi marrëdhëniet institucionale mes Ramës dhe Metës? Kush do ta fitojë lojën e shahut pas propozimit të dytë, apo palët do të ndahen me një remi?

A është Sandër Lleshaj ministri i ri i Brendshëm që mund të funksionojë jashtë ndikimit të politikës? Situata e rendit publik dhe si u përgjigjet kryeministri Rama akuzave të opozitës për lidhje të qeverisë me krimin? Lufta kundër kriminalitet, strategjia antikorrupsion dhe ultimatumi për të kapur "Escobarin" e Ballkanit, Balili.

Si do vazhdoje lufta kunder bandave, kazinove dhe "fake news"? Çfarë po ndodh me marrëveshjen e detit me Greqinë dhe pse po vonohet nënshkrimi i saj? A do të ndikojë ngjarja e Bularatit në marrëdhëniet me fqinjin jugor? Cila është situata ekonomike e vendit dhe sa e rrezikon buxhetin politika e PPP-ve qe po ndjek qeveria?

Marrëdhëniet me opozitën pas disa muajsh bojkot dhe sa ndikon kjo gjendje ne procesin e integrimit dhe reformën zgjedhore? Cilat jane kryetaret e bashkive që ai do të rikandidojë? A do të jetë mes tyre edhe Vangjush Dako? Për të dhënë pergjgjie mbi këto tema dhe mbi shume te tjera kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar sonte në emisionin ‘Repolitix’ të drejtuar nga Denis Minga në "Report Tv". në orën 20:30.

Postimi i kryeministrit Rama 

Edhe vetë kryeministri me anë të një postimi në Twitter i ka bërë thirrje ndjekësve të tij që ta ndjekin gjatë emisionit të sotëm. 

Nëse s'keni diçka më interesante se sa të shihni Tv sonte, këtu më keni. 

Edi Rama, kryeministër

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale