Prapaskenat në një libër/ Trump për kryeministrin e Malit të Zi: Ai është një k..vë e dështuar

Prapaskenat në një libër/ Trump për kryeministrin e Malit të Zi: Ai është një k..vë e dështuar

Momenti kur Donald Trump shtyn kryeministrin e Malit të Zi, Markoviç

Një situatë e tensionuar ishte parë në Samitin e NATO-s që u mbajt gjatë vitit të kaluar, mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviç. Kamerat kishin kapur momentin kur Trump e kishte shtyrë Markoviçin ndërsa ecnin në një korridor në vendin ku po mbahej samiti në fjalë.

E për këtë moment dhe për atë se çfarë kishte ndodhur më tej, tregon në librin e saj ish-asistentja në Shtëpinë e Bardhë, Omarosa Newman. Ajo thotë se pas asaj që kishte parë në Televizion e kishte pyetur Trumpin se pse ka bërë një sjellje të tillë.

“E kam pyetur. U tregove pak agresiv, pse e bëre atë?”, shkruan Newman në librin e saj.

“Oh, ai është i çmendur, ai është një ku*** e dështuar”, ka cituar t’i ketë thënë Trumpi.

Libri në fjalë është promovuar gjatë ditës së djeshme, ndërkaq flet për periudhën përderisa Newman ishte në administratën e Trumpit. Kujtojmë se Trumpi ndezi edhe më shumë polemikat kur tha se Mali i Zi mund të jetë shkaktar për fillimin e luftës së tretë botërore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet