'Prej 1 viti pa dalje publike', Prokuroria kërkon dëshmitar për çështjen 'CEZ' Elvis Matën

'Prej 1 viti pa dalje publike', Prokuroria kërkon dëshmitar për çështjen 'CEZ' Elvis Matën

'CEZ'

TIRANË- Ka rinisur procesi gjyqësor ndaj dy ish-zyrtarëve të 'Cez Shpërndarje', Josef Hysek dhe Jan Ivan, të akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe vjedhje edhe pse në mungesë të tyre.

Prokuroria ka kërkuar që të thirret në Gjykatë si dëshmitar, ish-drejtori i DIA-s, Elvis Mata.

Mata prej më shumë se 1 viti nuk ka asnjë dalje publike dhe nuk dihet se ku është duke mos u paraqitur as në proces për të dëshmuar. Në vend të tij, gjatë seancës u lexuan deklarimet e tij.

Që prej rihapjes së dosjes për çështjen e ‘CEZ’, Hysek dhe Ivan nuk  kanë qënë të pranishëm në seancat e zhvilluara më parë edhe pse letër pororsitë janë dërguar në Çeki dhe Francë.

Avokati i tyre Arben Rakipi, në seancën e fundit  kërkoi shpalljen e pavlefshme të disa raporteve kontabël, pasi sipas tij, ato janë hartuar pa dijeninë e klientëve që ai mbron.

Dy shtetasit çekë janë nën akuzë, pasi sipas Prokurorisë shqiptare, në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn, i dënuar me mbi 11 vite burg, ata kanë falsifikuar bilancet e borxheve dhe nëpërmjet kompanisë DIA, të drejtuar nga Ismailaj, kanë përfituar vlera monetare.

Për këtë hetim prokuroria ka marrë në pyetje djalin e ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe ish-ministrin e energjetikës, Genc Ruli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kalaja e Durrsit: 25/09/2018 18:06

    po arian laçin e ka mar ne pyetje prokuroria tani qe eshte larguar llalla, per ato muhabetet e faturave, se kane edhe deshmite e dritan priftit, apo helbete nuk shkohet deri tek presidenti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi