Prej 14 vitesh në koma, gruaja zgjohet duke sjellë në jetë një fëmijë (VIDEO)

Prej 14 vitesh në koma, gruaja zgjohet duke sjellë në jetë një fëmijë (VIDEO)

Gruaja e cila u zgjua nga koma, teksa jep intervistë

Një grua kishte 14 vite në koma, dhe vetëm para pak ditësh ka sjellë në jetë një fëmijë. Gjithçka ndodhi më 29 dhjetor, teksa persona të stafit të spitalit ku ishte shtruar gruaja kishin dëgjuar teksa rënkonte.

Askush nga mjekët se kishte kuptuar, deri në momentin që një infermiere e thjeshtë asistoi në lindjen e foshnjës. Në një intervistë për “CBS”, ku gruaja në fjalë ka kërkuar që identiteti i saj të mbetet i fshehtë dhe madje i kanë ndryshuar edhe zërin. Ndërkohë autoritetet po hetojnë rastin i cili duket si përdhunim.

Televizioni lokal në Phoenix shkeuan se gruaja e cila tashmë është e vetëdijshme dhe madje është bërë edhe nënë e një djali, u shtrua në spital pas një aksidenti në 2014-n ku desh u mbyt. Më 29 dhjetor, ajo solli në jetë foshnjën, i cili është në gjendje mjaft të mirë. E shtruar në një klinikë private gruaja vëzhgohej 24/7 por nuk ishte vënë re asnjë shenjë e pazakontë në dhomën e saj.

 “Askush nga stafi s’kishte dijeni për shtatzëninë deri kur ajo filloi të lindte,”- është shprehur një burim për median lokale. Si rregull, kur një doktor futet në dhomën e një femre duhet të shoqërohet nga një tjetër infermiere femër ose doktoreshë, por në këtë rast mesa duket rregullat janë shkelur. Logjikisht në fund të prillit, dikush ka abuzuar me gruan e shtruar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon