POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Prej 17 ditësh në det, emigrantët libianë zbarkojnë në Maltë, do të shpërndahen në 8 vende të BE-së

Emigrantët në anijen "Sea Watch"

ITALI- Çështja e anijes “Sea Watch” me 49 emigrantë në bord ka përparuar. Presidenti i Maltës, Joseph Muscat në një deklaratë për shtyp është shprehur se emigrantët do të zbresin nga anija dhe do të shpërndahen në 8 vende të BE, mes tyre edhe në Itali.

"Ulja e tyre është çështje orësh. Autoritetet malteze do të transferojnë emigrantët në anije, të cilat do të rishpërndahen midis tetë vendeve të BE-së, duke përfshirë Italinë. Do të fillojmë sa më shpejt që të jetë e mundur,” - tha Muscat.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe zv.kryeministri dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, i cili ka shprehur mendimin e tij kundër pranimit të emigrantëve në Itali.

“Emigrantët të shkojnë në shtëpi. Po punojmë që t’i çojmë sa më parë. Skafistët dhe terroristët duhet të shkojnë në shtëpi!”

Anija “Sea Watch 3” me 49 emirantë libianë në bord prej 17 ditësh kishte mbetur e bllokuar në hapësirën detare mes Maltës dhe Italisë.

ke.mu.
Komento