Prej 25 vitesh në Itali, emigranti shqiptar pastron shkallët e Muzeut Historik dhe Etnografik të Krujës (Video)

KRUJË- Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës, ka publikuar një video mjaft interesante të një emigranti shqiptar që prej vitesh jeton në Itali, i cili ka pastruar muzeun.

Kastriot Shkreli, nga fshati Derven, ka emigruar në Itali që nga viti 1993 ku edhe punon me pastrime kimike. Sipas tij, gjatë një vizite në muze atij i ka ardhur edhe ideja për të bërë një pastrim kimik të shkallëve të muzeut dhe pasi leja i është aprovuar, ai ka vijuar me punën.

Për 3 ditë me radhë ai realizoi, pastrimin e shkallëve dhe gurëve përreth Muzeut, duke siguruar gjithçka personalisht punën, pajisjet, solucionet si edhe kohën e tij.

Ishte një kënaqësi për mua që Muzeu pranoi të bëhej diçka e tillë,dhe u realizua. Eshtë një gjest i vogël,por gjestet as nuk blihen,as nuk shiten.E kemi bërë me gjithë zemër.Përshëndesim gjithë popullin e Krujës.

Kastriot Shkreli

Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu i shpreh mirënjohjen Kastriotit, për gjestin fisnik dhe kontributin, të cilët marrin vlera më të mëdha në këtë “Vit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 20/10/2018 18:28

    Me kete rast duhet te shkarkohen drejtori dhe pastruesit e muzeut.

    Përgjigju
  • 234: 20/10/2018 15:40

    Kush e di sa kohe kane pa u lare ato shkalle si duket dhe nga pamja kjo larje duhet te vazhdoje çdo dite

    Përgjigju
  • Lymi I Tutit: 20/10/2018 11:10

    I lumte Kastriotit ! Mirenjohje.Drejtuesit-kujdestare te ketij Muzeu,duhen shkarkuar menjehere ! As larjen dhe pastrimin e duhur nuk arrijne te bejne.Turp t’iu vije.Lymi i Tutit

    Përgjigju
  • Erik: 20/10/2018 10:49

    Pergezime shqiptar i mire, Shqiperia ka nevoje per shume si ty.

    Përgjigju
    • Aleksander: 20/10/2018 19:44

      Shqiptare te mire ka shume por na ka kapluar dhe drejtuar e keqja.Nuk eshte e lehte te largohet.Per ata qe thone me siper te shkarkohet ky e ai,nuk behet fjale per thjeshte pastrim pluhrash, me fshese e lecke.Ambjentet publike me frekuentim te larte kane nevoje edhe per nje trajtim kimik,qe kryhet jo perdite dhe qe eshte nje kulture e re per ne.Thjeshte ky shqiptar i mire e ka verejtur me syrin e ekspertit,dhe eshte ofruar per ta bere kete sherbim ekstra...BRAVO !

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Adriano Galliani: Milani, Interi, Juve dhe Roma e duan Serinë A me 18 ekipe, lëvizje e vrazhdë

Adriano Galliani: Milani, Interi, Juve dhe Roma e duan Serinë A me 18 ekipe, lëvizje e vrazhdë