Premier League, ndalet Liverpool, por Salah barazon një rekord

Premier League, ndalet Liverpool, por Salah barazon një rekord

Sulmuesi i Liverpool, Salah

Liverpool ka shpërdoruar avantazhin e dyfishtë në transfertë, por për Salah ka një rekord të ri. Liverpool nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në javën e 35-të të Premier League ndaj vendit të fundit West Brom. Të Kuqtë e Jurgen Klopp kanë hasur vështirësitë e Manchester United një javë më parë megjithëse vizitorët gjetën golin e avantazhit që në minutat e para të ndeshjes me Danny Ings, i cili kishte zënë vendin e Roberto Firmino në qendër të sulmit.

Goli i dha siguri për të menaxhuar me qetësi ndeshjen Liverpool-it dhe mundësitë për të thelluar diferencën nuk munguan, por Salah ishte i pafat në disa raste. Pas pushimit, djemtë e WBA, të cilët e kanë siguruar rënien nga kategoria, e rritën presionin por një kundërsulm i të Kuqve dyfishoi rezultatin.

Dhe ishte pikërisht golashënuesi më i mirë i Premier League, Mohamed Salah, ai që shënoi me klas të madh pas pasimit të Oxlade-Chamberlain. Ky ishte goli i 31 i egjiptianit në Premier League gjatë një sezoni, duke barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos, Alan Shearer e Luis Suarez. 

Por WBA ngushton diferencën me mesfushorin Livermore 10 minuta përpara fundit, me një gol që dyshohet se ka qenë në pozicion jashtë loje. Një gol që u ka dhënë zemër vendasve që barazojnë rezultatin me Rondon në fund të takimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet