POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Premiera e shfaqjes ‘Oskari dhe tezja Rozë’, Londo: Forcat krijuese në dy kampe, Teatri rrezikon shembjen

Oskar është vetëm dhjetë vjeç. Por, sëmundja që ai ka, leuçomia, e detyron atë që të jetojë në spital. Askush nuk ka guxim që t’i thotë të vërtetën, as prindërit edhe as mjekët. Në këto shfaqjet një grua në dukje e ashpër dhe e drejtpërdrejtë, është tezja Rozë.

Këtu nis gjithçka që të ndryshojë, argëtimet për Oskarin janë më të mëdha, një lojë vlen për të dhjetë vjet jetë. Kjo është shfaqja “Oskari edhe tezja Rozë” e cila nën regjinë e Kiço Londos ka premierën mbrëmjen e nesërme në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Roza Anagnosti, e cila është në rolin e tezes Rozë, flet për emocionet para premierës së shfaqjes

Është një autor special, sa modern edhe realist. Shpresoj që ata që do të shohin këtë spektakël, të krijohet kimia mes sallës dhe publikut. Ka disa mesazhe universale si aktor. Unë jam shumë e lumtur si krijuese, që jam pjesë e këtij kasti. Përgjegjësia ime është sesa do ta materializojë këtë figurë artistike. Ka qenë një punë me një grup të rinjsh, emocion i bukur me përgjegjësi të madhe. Shpresoj që të kemi bërë atë që duhet.

Roza Anagnosti, aktore

Sipas Anagnostit, për artistin është gjithmonë festë, vuajtje, përgjegjësi, është një provim, për faktin a do të ketë gjetur çelësin e duhur, a do të krijojë atë impakt, a do të rrijë në atë emocion të duhur në këtë moment, a ke gjetur autorin e duhur për t’i dalë publikut para.

Janë mesazhe universale, të dashurisë së madhe, të jetës edhe të zotit që është krijuesi edhe sesi jeta duhet që të jetohet në të gjithë dimensionet e saj, derisa ai që është krijuesi të na i marrë.

Franc Bregu, aktor

 

Drejtori i TKES Kiço Londo zbulon se ky sezon do të mbajë firmën e zonjës Anagnosti, të paktën në dy produksione, sepse kjo aktore ka një unison perfekt mes qenies profesionale edhe angazhimit të saj si qytetare. Së dyti, sepse zonja e madhe mbush 75 vjeç dhe festa do të bëhet nga TKES.

Do të jetë një sezon gricës, na ka munduar e gjithë kjo që po ndodh me teatrin shqiptar. Unë mendoj se teatri shqiptar është pezull, jo për godinën, por për faktin se teatri rrezikon të shembet për shkak të fragmatizimit edhe të forcave krijuese në dy kampe. Kjo është tragjedia e madhe që po kalon teatri shqiptar. Ne jemi teatër i ri shumë i angazhuar, edhe angazhimi më i madh nuk qëndron në faktin që të bëjmë shfaqje më të mira sesa viti i kaluar. Me kaq energji, kaq shumë të rinj dhe ndërsa, me mbështetje spektakolare të mbiemrit, që do jetojë si një emër Anagnosti, ne këto gjëra do t’i kalojmë. Ajo që është e vështirë për të kaluar është ky fragmatizim, ky kërcënim për shembje. Është kjo arsye që TKES i ka hapur dyert edhe po punon jashtë të gjitha kapaciteve të veta, por që njerëzit nuk e ndiejnë jashtë.

Kiço Londo, drejtori i TKES 

Në tekstin e shkruar nga Eric-Emmanuel Schmitt përcillet një mesazh i fortë për jetën, se njerëzit nuk janë të përjetshëm, prandaj duhet që të gëzojnë çdo moment të jetës.

ke.mu./b.ha.
Komento