Presidenca e BE/ Kancelari austriak: Objektiv hapja e negociatave sa më shpejt për Shqipërinë

Presidenca e BE/ Kancelari austriak: Objektiv hapja e negociatave sa më shpejt për Shqipërinë

Sebastian Kurz

Austria ka marrë presidencën e Bashkimit Europian në 6 muajt në vijim deri në fund të vitit 2018. Kancelari austriak Kurz theksoi gjatë fjalës së tij se një ndër prioritetet kryesore është anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE.

Bashkimi Europian do të jetë i plotë vetëm kur vendet e Ballkanit të jenë bërë pjesë e unionit. Vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Presidenca austriake do të bëjë më të mirën për të mbështetur procesin e anëtarësimit të këtyre vendeve në BE. Jemi të gjithë të kënaqur që Shqipërisë dhe Maqedonisë iu krijua mundësia drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit, edhe pse ne do kishim dashur një proces më të shpejtë.

Sebastian Kurz, kancelari i Austrisë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian pak ditë më parë vendosën që negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë të hapen në qershor të 2019, ndërsa deri atëherë janë vendosur disa kushte për zbatim.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit