Presidenti francez, Emmanuel Macron bën thirrje për një largim më të organizuar të migrantëve

Presidenti francez, Emmanuel Macron bën thirrje për një largim më të organizuar të migrantëve

Emmanuel Macron dhe Sebastian Kurz

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë thirrje për një proces më të efektshëm të largimit të azilkërkuesve që janë refuzuar, bënë të ditur agjencia franceze e lajmeve, AFP.

Mirëpo deklarata e Macron vjen pas një takimi të zhvilluar sot me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, në Vjenë.

Ndërkohë të dy liderët janë duke u përgatitur për një samit të veçantë të BE-së, në qytetin austriak të Salzburgut në fundjavë, lidhur me çështjen e migrimit që ka shkaktuar shumë përçarje.

Macron dhe qeveria e tij e qendrës duan të godasin të ashtuquajturët, migrantët ekonomik që shkojnë në Europë për të kërkuar punësim dhe mirëqenie, si dhe të përmirësojë kushtet për azilkërkuesit dhe refugjatët politikë në Francë, sipas agjencisë franceze të lajmeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Raketat ruse godasin një infrastrukturë në Odessa

Raketat ruse godasin një infrastrukturë në Odessa