Presidenti i KE, Juncker: Negociatat? Ende s'kemi një datë për Shqipërinë, zgjidhni çështjen e kufirit

Presidenti i KE, Juncker: Negociatat? Ende s'kemi një datë për Shqipërinë, zgjidhni çështjen e kufirit

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker nga Athina deklaroi se pavarësisht dhënies së rekomandimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë ende nuk ka një datë.

Komisioni propozoi hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë, por kjo nuk do të thotë se kemi përcaktuar një datë. 

Jean-Claude Juncker

Gjatë fjalës së tij në parlamentin grek, Jean-Claude Juncker është ndalur edhe te kufijtë në Ballkan duke kërkuar që zgjidhen para pranimit në BE të vendeve të Ballkanin Perëndimor.

Rajoni ka pësuar shumë dhe nuk mund të lejojmë përsëritjen e tragjedive të viteve ’90. Në veçanti, mosmarrëveshjet në kufi duhet patjetër të zgjidhen para pranimit.

Jean-Claude Juncker

Shqipëria dhe Greqia aktualisht janë duke negociuar për të zgjidhur cështjen e kufirit detar. Këtë apel, Juncker e përsëriti edhe gjatë qëndrimit në Tiranë pak kohë më parë.

Pas marrjes së rekomandimit pozitiv nga KE, Shqipëria ka nisur lobimin në BE për hapjen e negociatave në qershor. Puna më e vështirë për Shqipërinë është për të bindur tre vende skeptike, Gjermaninë, Francën dhe Holandën.

Dje Rama takoi Angela Merkel, e cila theksoi se Shqipëria duhet të plotësojnë edhe disa parakushte deri në qershor për të bindur vendet anëtare për të dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave.


Faksimile e lajmit te Juncker per Shqiperine ne mediat greke

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agim: 26/04/2018 17:11

    Zotrinj te perndimit para disa vite ju i njini pronat came shqiptare tani per tu hapur negociateet ne ke me shqiprin kshtu shqipria duhet qe tu jap det grekut (deri ktu mund te fhemi po)ateher 1913 ishin mendine te demokracis te vjeter kurse sot jemi ne nje demokraci moderne kstu zotrinj te perndimit ju po i persrisni edhe sot gabimet me shqiprin kto jan gabime qe juve nuk juu falen.

    Përgjigju
  • bledi: 26/04/2018 16:40

    jepi 2 shishe ver se fol mire ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?

Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?