POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Presidenti i KE Juncker: Nëse e lëmë pas dore Ballkanin, të tjerët e marrin mbi vete

Presidenti I Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker

Bashkimi Evropian duhet të jetë unik sa i përket anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në të kundërtën të tjerët do ta marrin mbi vete për t’ia formësuar atij një mjedis më të afërt, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Ballkanin Perendimor nuk duhet t’a lëmë pas dore, nuk duhet t’a neglizhojmë këtë rajon, pasi të tjerët do të rrisin ndikimin e tyre, ka deklaruar Junker në fjalimin e tij për gjendjen në BE para Parlamentit Evropian.

“ Njëherë e përgjithmonë duhet të gjejmë unitetin kur bëhet fjalë për Ballkanin Perendimor” iu tha eurodeputetëve, presidenti i Komisionit Evropian, shkruan rel.

Junker ka theksuar se BE-ja nuk duhet të ndalë përpjekjet për ndërtimin e një Evrope të bashkuar, duke vënë theksin te fakti se Evropa mund të sjellë stabilitet, siç ka bërë deri tani me procesin e zgjerimit të saj.

a.me.
Komento