Presidenti i PE: Mbështes hapjen e negociatave, do shqyrtojmë rekomandimin

Presidenti i PE: Mbështes hapjen e negociatave, do shqyrtojmë rekomandimin

Presidenti i PE, Antonio Tajani, gjatë takimit me Ruçin e Ballën

Në vijim të vizitës së tij në Talini të Estonisë, ku po merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të vendeve të Bashkimit Evropian, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilluan një takim me Presidentin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Tajani e përgëzoi Kryetarin e Kuvendit për rekomandimin pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian për fillimin e çeljes së negociatave për anëtarësim, duke u shprehur se: “Do të shqyrtojmë në javët në vijim rekomandimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian”.

Lidhur me këtë, President i Parlamentit Evropian tha se ka një pozicionim të qartë se: “Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishme përpara dhe për këtë unë e mbështes hapjen e negociatave për anëtarësim”.

Ruçi nga ana e tij e falënderoi Presidentin e Parlamentit Evropian për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit si vend me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Lidhur me këtë, Ruçi theksoi se Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë punën për miratimin e reformave, të cilat përshpejtojnë hapat për anëtarësimin në BE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • turp turp turp: 24/04/2018 11:20

    ore si ka mundesi qe ne disa lajme nuk komentohet, aq shume te shitur qenkeni sa e keni censuruar komplet mendimin ndryshe dhe opozitarizmin, turp dhe medet per shqiperine ne cfar gjendje jemi katandisur, media me lekure serioze por perbrenda dhe me motiv te korruptuar, hijena media

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale