Presidenti Meta takon Menduh Thaçin: Shqiptarët të përfshihen në çështjen e emrit të Maqedonisë

Presidenti Meta takon Menduh Thaçin: Shqiptarët të përfshihen në çështjen e emrit të Maqedonisë

Presidenti Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi

Presidenti i vendit, Ilir Meta priti sot në takim Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi. Meta vlerësoi qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reformat gjithëpërfshirëse dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese jetike.

Gjatë takimit Presidenti Meta nënvizoi se faktori politik shqiptar në Maqedoni ka pasur dhe ka një rol të pazëvendësueshëm në procesin e transformimit të brendshëm social dhe politik, si dhe për integrimet e Maqedonisë në organizatat euroatlantike.

Duke nënvizuar rëndësinë e integrimit të shpejtë europian të të dy vendeve tona si dhe të rajonit, Presidenti Meta theksoi se Maqedonia është në një moment tepër të favorshëm dhe optimist pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë.

Meta iu bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të marrin pjesë në referendumin e 30 shtatorit dhe të votojnë “Pro” të ardhmes së sigurtë europiane të vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij