Presidenti rus Vladimir Putin inspekton stërvitjen e 300 mijë ushtarëve në kufi me Kinën (FOTO)

Presidenti rus Vladimir Putin inspekton stërvitjen e 300 mijë ushtarëve në kufi me Kinën (FOTO)

Vladimir Putin gjatë inspektimit në stërvitjen e 300 mijë ushtarëve në kufi me Kinën

Presidenti rus Vladimir Putin ka premtuar që do të forcojë ushtrinë dhe ta furnizojë me armë të reja gjeneruese, teksa ai vetë udhëtoi për të parë nga afër stërvitjen më të madhe ushtarake të Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Stërvitja “Vostok-2018” (East-2018) e cila zhvillohet në Siberinë lindore pranë kufirit me Kinën përfshin 300,000 trupa ruse si dhe ushtrime të përbashkëta me ushtrinë kineze.

Kjo është hera e parë që ushtria dhe flota jonë po kryejnë një test kaq të vështirë dhe në shkallë të gjerë.

Ka deklaruar Putin në komentet e publikuara në faqen e internetit të Kremlinit.

Mirëpo të gjitha ushtrimet, të cilat përfshijnë mbi njëmijë avionë ushtarakë, si dhe deri në 36,000 tanke, vijnë në mes të marrëdhënieve të tensionuara mes Rusisë dhe Perëndimit që kanë rënë në nivel të ulët që krahasohet me atë të Luftës së Ftohtë.

Teksa i është drejtuar turmës së pafundme të ushtarëve, Putin është shprehur se Rusia është një vend paqësor i gatshëm për bashkëpunim me çdo shtet të interesuar në partneritet, por që është detyrë e një ushtari të jetë gati për të mbrojtur vendin dhe aleatët e tij.

Prandaj ne do të forcojmë më tej forcat tona të armatosura, do t’i furnizojmë me brezat e fundit të armëve dhe pajisjet dhe do të zhvillojmë partneritet ndërkombëtar ushtarak.

 Presidenti rus Vladimir Putin

Foto ku Vladimir Putin inspekton stërvitjen e 300 mijë ushtarëve në kufi me Kinën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola