Presidenti serb bën pazar për njohjen e Kosovës: Serbia duhet të marrë diçka në këmbim

Gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull zhvillimeve në marrëdhëniet e Serbisë me Bashkimin Europian. Duke cituar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, The Guardian raporton se numri një i shtetit serb ka deklaruar se “ata  do ta pranojë Pavarësinë e Kosovës nëse Serbia merr diçka konkrete në këmbim”.

The Guardian ndër të tjera në shkrim duke i bërë një profil figurës së tij si politikan shkruan se Vuçiç i ka hedhur pas krahëve shumë prej ish-pikëpamjeve të tij nacionaliste. “Ai ka  refuzuar akuzat e autoritarizmit dhe  tani shihet nga komuniteti ndërkombëtar si udhëheqësi që mund të firmosë marrëveshjen e pajtimit me Kosovën” shkruan The Guardian.

Në intervistën për The Guardian Vuçiç ka deklaruar se “Jemi të gatshëm të diskutojmë çdo çështje të mundshme. Jemi të gatshëm të marrim në konsideratë çdo propozim që nënkupton një zgjidhje kompromisi por vetëm atëherë nëse Serbisë i ofrohet diçka në këmbim”.

Gjatë  viteve të fundit pas një sërë takimesh të drejtuara nga shefja e diplomacisë europiane Mogherini, Brukseli shpreson në arritjen e një  marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • azgani: 27/04/2018 22:44

    kriminel eshte veq kush nuk e njeh ket te paftyr-ik more pis se ju jeni fare e poshter. amerika te tregon ku e ke kufirin.

    Përgjigju
  • Kosova: 26/04/2018 18:41

    Serbet te marrin tokat e tyre ne Siberi dhe te ikin nga trojet shqiptare.Te marrin toka shqiptare akoma???????.Duhet te japin tokat qe nga Sanxhaku,Molle e kuqe,Presheve,Bujanovce,Medvedev etj dhe cdo cep trualli shqiptar qe kane marre me genocid dhe shfarosje dhe qe sot akoma renkojne dhe kullojne gjak nga barbarite serbe.Kur erdhen nga luftrat balltike nuk sollen gje me vete.Erdhen si hysmeqar dhe tani duan ta quajne veten zoter te tokes arberore.

    Përgjigju
  • blenard: 26/04/2018 17:20

    e di cfar do te japin shqiptaret ne kembim dy topa dhe nje mitrolos besoi vucic e kupton vet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dosja '5D' SPAK u komunikon akuzat ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tushe

Dosja '5D' SPAK u komunikon akuzat ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tushe