Presidenti serb Vuçiç: E kemi humbur Kosovën. Amerika për shqiptarët si nëna dhe baba

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për RTS ka thënë se, ndonëse njerëzit mendojnë se Kosova ka qenë serbe me shekuj të tërë, nuk është e vërtetë. Në intervistën për televizionin publik serb, Vuçiqi tha se Serbia gjithmonë ka luftuar për Kosovën dhe gjithmonë ka humbur.

Njerëzit mendojnë se Kosova është e jona nga kohërat e lashta, por kjo nuk përputhet me të vërtetën. Kemi pasur probleme, gjithmonë kemi luftuar për atë hapësirë dhe gjithmonë kemi humbur. Sipas regjistrimit të popullsisë më 1991 kemi pasur vetëm 17 për qind të popullsisë tonë në Kosovë e Metohi, nga viti 1981 kemi qenë të rrezikuar.

Aleksandër Vuçiç, president 

Presidenti serb tha gjatë intervistës së ka biseduar me zyrtarë të BE-së të cilët i kanë thënë se të gjithë së bashku duhet të dialogojnë, por paralajmëroi se nuk do të pranojë presione e shantazhe.

Kanë disa ide për disa kompromise, por asnjë se si t’i qetësojnë shqiptarët. Janë përplot ide, por unë më s’jam i gatshëm t’i dëgjoj. Nuk më intereson fare çmimi. Amerika për shqiptarët është edhe nënë edhe baba, e të tjerët halla e teze.

Aleksandër Vuçiç, president 

Ai foli edhe vrasjen e politikanit serb në veri të Kosovës, Oliver Ivanoviq, duke thënë se Milan Radojiçiq, i cili u mor në pyetje sot nga organet shtetërore serbe, nuk është fajtor, ndonëse “ai është akuzuar nga të gjithë politikat e mediat, e disa edhe kanë konstatuar se ai është ‘vrasësi i sigurt’”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë