Presidenti serb Vuçiç: Referendum për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç

Gjatë një deklarate për mediet Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se aktualisht nuk ka asnjë propozim për një zgjidhje të përhershme “të problemit të Kosovës”. Ai gjithashtu vuri në dukje se do të shkonte te njerëzit kur të kishte diçka për ta ofruar.

Çfarëdo që bëjmë, duhet të shkojmë në referendum. Çfarëdo që ndryshojmë dhe në çfarëdo mënyre, çfarëdo ndryshimi kushtetues që duhet të bëjmë, duhet të shkojmë në një referendum.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç

Vuçiç tha se po përpiqet çdo ditë për të fituar diçka më të mirë dhe më shumë se ç’ishte më parë.

Në nivelin ditor, po përpiqemi të mbajmë diçka dhe të kemi diçka nga Kosova. Gjithkush që më kritikon çdo ditë e di se sa kam të drejtë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç

Presidenti Vuçiç u kërkoi kundërshtarëve politikë që të mos e gënjejnë veten, as atë dhe as popullin për zgjidhjen e mundshme për Kosovën. Ai tha se nuk i bie ndërmend të thërrasë një referendum nëse nuk ka asgjë më të rëndësishme se ajo që kanë sot.

Do të jetë shumë e vështirë rreth Kosovës. Më mirë është të arrihet një marrëveshje sesa mos të arrihet.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç

a.me.
Komento

Komente

  • Albani: 08/07/2018 22:38

    Referendumi ne kete rast do te thote ngrirje e konfliktit ne mes Kosoves dhe Serbise. E kjo me fjale tjera do te thote lufte ne mes dy shteteve.

    Përgjigju