POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Presidenti Trump pritet të sanksionojë ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump është duke planifikuar një urdhër të ri ekzekutiv, me qëllim ndalimin e subjekteve të huaja apo individëve, të cilët tentojnë ose janë zbuluar se kanë ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. Sipas raportimeve të Reuters, urdhri mund të bëhet i ditur më 12 shtator.

Ndërsa, një zyrtar amerikan i ka thënë Reuters se sanksionet do të shënjestrojnë persona, apo kompani të tëra që janë akuzuar për ndërhyrje në zgjedhje, përmes hakimit apo manovrave të tjera.

Vendimi i Trump përkon me agjencitë e inteligjencës, ushtrinë dhe zbatimin e ligjit duke u përgatitur për të mbrojtur zgjedhjet e kongresit të 6 nëntorit nga sulmet e huaja të parashikuara. Por ende nuk është bërë e qartë, nëse Rusia do të përfshihet në sanksionet e reja. 

a.me.
Komento

Komente

  • geg hyseni: 12/09/2018 20:03

    Se pari te sanksionoi SHBA, qe me nderhyrjen direkte te ambasadorvr te saj Rajersin ne vitet 90 dhe Arvizu ne vitin 2011, kan nderhyre me ze dhe figure ne zgjedhjet e pergjitheshme dhe ato lokale ne Republiken e Shqiperise....

    Përgjigju