Presidentja kroate feston si 'e çmendur' fitoren e kombëtares, ja çfarë bën në sy të kryeministrit rus/VIDEO

Presidentja kroate duke festuar fitoren

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me mënyrën si e ka pritur fitoren e kombëtares së saj përballë Rusisë në Botëror.

Presidentja ka ndjekur mbrëmë ndeshjen në stadium në Rusi, ku pas fitores ajo ka festuar si ‘e çmendur’.

Siç shihet në video, presidentja Kitaroviç çohet në këmbë duke festuar në afërsi të kryeministrit rus, Dmitry Medvedev, dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Kroacia mposhti Rusinë me penallti, duke kaluar në gjysmëfinalen e Botërorit 2018.

Ora 10:44
Video e re/Presidentja kroate s'kontrollon emocionet, hidhet përpjet me lojtarët te dhomat e zhveshjes

Jo vetëm që tërhoqi mjaft vëmendje në tribunën ‘VIP’ ku kërceu nga gëzimi i fitores së kombëtares së saj në sy të kryeministrit rus, por festa ‘e çmendur’ e Presidentes kroate, Kolinda Gabar Kitoraviç, ka vijuar edhe më tej.

Në një video të publikuar nga vetë Kitaroviç, kjo e fundit shfaqet si kurrë ndonjëherë. Presidentja feston me futbollistët e Kroacisë në dhomat e zhveshjes, duke u hedhur përpjet nga gëzimi së bashku me lojtarët.



Kroacia arriti të futet në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1998, duke mposhtuar Rusinë me penallti.

 

d.co./l.q.
Komento