Revista zviceriane rendit pikturën në Urën Vajgurore si 1 nga 10 më të mirat në botë (Foto)

Revista zviceriane rendit pikturën në Urën Vajgurore si 1 nga 10 më të mirat në botë (Foto)

Muralja e pikturuar në Urën Vajgurore

Nëse keni kaluar ndonjëherë në Urën Vajgurore në Berat me siguri ju kanë zënë sytë një pikturë që zë murin e një pallati. Aty është pikturuar një çift që kanë sytë tek njëri-tjetri, dhe me anë të kësaj pikture artisti ka dashur të përshkruajë flirtimin.

Revista zvicerane “Wild Walls” në numrin e saj të 169 të saj, në hartën botërore të muraleve me te mira, ka përzgjedhur muralen e pikturuar në qytetin e Urës Vajgurore si një nga 10 më të mirat në botë.

Krahas pikturave të famshme të bëra në ndërtesat e Kalifornisë, Austrisë, Norvegjisë, Masaçusets, Ilinoisit, Italisë dhe Bjellorusisë, renditet edhe Shqipëria.
“Vepra ‘Flirtimi’ është muralja e tretë e pikturuar nga WD (Wild Drawing) në qytetin e Urës Vajgurore në Shqipëri. Piktura vjen si një shembull i përkryer i përdorimit të hapësirës. Në murale shikohet një çift, te cilet veshtrojne njëri-tjetrin nga te dyja anët e pallatit, duke i dhene jete nje iluzioni te bukur,”- shkruhet në revistën “Wild Walls”.

Muralja në Urën Vajgurore 

I njëjti artist ka pikturuar edhe dy murale të tjera në të njëjtën zonë të Shqipërisë. Bëhet fjalë për “Kampioni” dhe “Ura e Mendjes”. Wd (Wild  Drawing) është një artisti indonezian me famë ndërkombëtare me banim në Athinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sh bukur: 20/09/2018 17:02

    ..sh bukur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit