'Shullazi', shtyhet sërish seanca për mbrojtjen, avokatët kërkojnë edhe një javë kohë (Pretenca dha 64 vite burg)

'Shullazi', shtyhet sërish seanca për mbrojtjen, avokatët kërkojnë edhe një javë kohë (Pretenca dha 64 vite burg)

Emiljano Shullazi me grupin

TIRANE-Shtyhet sërish seanca te Gjykata e Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Sot në orën 10:00 ishte parashikuar që mbrojtja të paraqiste konkluzionet, por avokatët kanë kërkuar sërish kohë për t’u përgatitur, pasi nuk e kishin gati dosjen.

Avokatët kërkuan edhe një javë kohë për të përgatitur mbrojtjen. Gjykata pranoi kërkesën duke e shtyrë për në datë 30 tetor, ndërsa në sallë nuk ishte asnjëri nga të pandehurit. Kjo është hera e dytë që shtyhet seanca me kërkesë të avokatëve pas asaj të 9 tetorit.

Grupi i Shullazit akuzohet për gjobëvënie dhe disa vepra të tjera penale, ndërsa disa javë më parë u dha pretenca. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi në datë 2 tetor 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës.

Dosja "Shullazi" futi në kaos Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi prokurorët refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.

Kjo situatë solli edhe penalizimin për prokurorët refuzues ndaj të cilëve, për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, ka nisur një hetim disiplinor, ndërsa Besim Hajdarmataj, Sonila Muhametaj dhe Olsian Çela u transferuan në rrethe.

Pretenca e Prokurorisë për bandën e Shullazit:
Emiljano Shullazi - 17 vite burg
Gilmando Dani - 15 vite burg
Blerim Shullazi - 10 vite burg
Endrit Qyqja - 11 vite burg
Endrit Zela - 11 vite burg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LENTI: 24/10/2018 03:49

    Po normal qe do e shtyj gjygjin. U bo 2 vjet qe kte pun bo ky jevgu. E di qe ne burrel do shkoj. E ska per te dal prej anej tu hec.

    Përgjigju
  • Emigranti: 23/10/2018 10:40

    Kriminelet komandojne gjykaten neperjet ARROKATEVE!Turp,sa here ka ndodhur kjo me kete grup keqberesish???Populli pret te vihet drejtesia!-ajo eshte hakoma peng qyqeve te ndryshme;kjo duhet te mbaroje!!!!

    Përgjigju
    • Toni: 24/10/2018 00:44

      Akoma keta kriminel. Pritni edhe pak se do ju dalin vrasjet qe keni kryer. Ndyrsira.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor