Rama akuzon opozitën për dhunën ndaj policisë dhe paralajmëron themelimin e xhandarmërisë

Kryeministri Edi Rama u shpreh përgjatë veprimtarisë "Siguri, Inovacion, Progres" se kthesa që është bërë në këtë të fundit mund të konsiderohet pa frikë dramatike dhe njëkohësisht historike. Ai akuzoi opozitën për dhunë gjatë protestës së ditës së enjte përpara Parlamentit, ku u plagosën 15 policë dhe ku efektivja Ina Nuk humbi dy gishtat, nga një kapsollë që u hodh drejt saj, duke theksuar se për fat, ajo nuk u bë dëshmorja e parë e Policisë së Shtetit.

Rama e nisi fjalimin e tij duke kujtuar një raportim të 2010-s, ku trajtohej ngelja në rrugë e pesë makinave të sapoblera të shtetit. "Ky është një episod spektakolar, që ngriti në pah një vijimësi të mbrapshtë të procedurave dhe proceseve të ndjekura. Policia e Shtetit u bë objekt komedish dhe përqeshjes shumë shpesh, për shkak të keqpajisjes qoftë në mjete dhe qoftë në uniforma." Rama u shpreh më tej se ka qenë pikërisht ish-kryeministri Sali Berisha i cili përqeshte gjendjen e rënduar të Policisë së Shtetit. "M'u kujtua po ashtu se shumë pak muaj pasi u vendosëm në detyrë, ish-kryeministri i tanishëm përqeshte Policinë e Shtetit, duke ekspozuar në makinën e tij dixhitale rastin sesi 5 të burgosur që po udhëtonin drejt burgut të Shkodrës u transportuan në një automjet, për shkak se ai i pari kishte hasur probleme." 

Kryeministri përmendi edhe protestën e para dy ditëve përpara Kuvendit, ku mbeti e lënduar efektivja e policisë Ina Nuka. Rama e konsideroi këtë të fundit se u bë viktimë në sajë të propagandës politike të Partisë Demokratike.

Jo më larg se 48 orë në parë një efektive e Policisë së Shtetit mund te kishte humbur jetën. Ishte shpejtësia e reagimit të saj që bëri të humbte vetëm gishtat e njërës dorë. Ajo vajzë i përket gjeneratës së të reja dhe të rinjve të shkolluar në akademinë e ri çelur të sigurisë. Akademia që u mbyll për vite të tëra, duke ndërprerë një cikël trajnimesh të pazëvendësueshëm për Policinë e Shtetit. Një ndër shumë vajza që janë dallëndyshet e para të pranverës së sapo nisur për rigjenerimin e Policisë së Shtetit, përfshi edhe vajza dhe djem që stërviten çdo ditë. “Humbi gishtat se nuk ishte e trajnuar’, u tha nga ata që janë shkaktarë të nxitjes së dhunës, për përdorimin e lendeve plasëse, që kodi penal e dënon si krim të rëndë,. Ajo vajza dhe shumë të rinjtë tjerë, jo vetëm që janë të trajnuar, por stërviten fizikisht çdo ditë. Sot do të kishim një tjetër dëshmore dhe mesa di, të parën dëshmore të policisë së shtetit.

Edi Rama, Kryeministër

Kryeministri Edi Rama, pasi garantoi mbështetje të plotë për Policinë e Shtetit, deklaroi se duhet të finalizohet më urgjencë reforma e shërbimit lidhur me gjobat për drejtuesit e mjeteve.

Monitorimi i rrugëve, kamerat në të gjitha akset kryesore dhe rezultat për një reformë që më ra goja, të shërbimit lidhur me gjobat, nuk mund të vazhdojë policia me letra bakalli duke ndaluar njerëzit rrugëve dhe duke marrë shënim edhe biografinë kur vë gjoba. Duke pasur dhe kamerat duhet të garantojmë që teknologjia ta bëjë këtë punë jo policë që rrinë të fshehur dhe dalin me tabelë dhe e vënë trupën në pozitë qesharake. Janë krijuar bazat e kësaj pune, tani kjo do të finalizohet. Kjo punë duhet finalizuar dhe komisionet, që janë komisionet korrupsioni duhet të marrin fund, duhet të marrin fund marrja e pasaportave dhe patentave dhe pastaj u thonë njerëzve paraqitu në komision këtu, atje dhe pastaj flasim rrugës. Kjo duhet të marrë fund.

Edi Rama, Kryeministër

Kryeministri Edi Rama hodhi më tej idenë për krijimin e një rrjeti xhandarmërie, ku do të shkrihen forca të policsë dhe të ushtrisë, një model që ishte edhe në kohën e ish-mbretit Zog dhe që aplikohet aktualisht në shumë vende të botës.. 

Nga ana tjetër, duhet të çojmë përpara dhe të finalizojmë diskutimin për xhandarmërinë, për të marrë një vendim përfundimtar, pas shumë e shumë debatesh të bëra dhe në të shkuarën, nëse po, apo nëse jo dhe për të futur në një proces historik, siç është ky i kalimit nga një epokë shumë problematike në raport me sigurinë e me krimin, në një epokë kontrolli të plotë në fushën e sigurisë dhe zmbrapsje të plotë krimit nëpër skutat e veta, edhe një numër të konsiderueshëm efektivesh nga Policia Ushtarake. Kjo është temë që meriton në debat shterues pa humbur kohë.

Edi Rama, Kryeministër

Në veprimtarinë "Siguri, Inovacion, Progres" morën pjesë krahas kryeministrit Rama, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të trupit diplomatik dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruno: 25/11/2018 08:12

    Lerine te qete vajzen e plagosur,paguani shpenzimet e shendetesise dhe jepni nje pension per tere jeten. Te tjerat qe thoni ju jane perralla, thirrja per mos bindje civile, terhiqeni svarre,armatosuni et te gjithe keto jane krime qe ju dhe qeveria juaj z.Kryeministre nuk keni as sgjuarsine as fuqine ti denoni.

    Përgjigju
  • Justice: 24/11/2018 21:34

    Komisioni...nje tuf kadrinjsh qe thua ti...qe presin viktimen e radhes qe e ka pasuar polici rrugor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet