Princi i Monakos nesër në Shqipëri, Meta: Do firmosim dy marrëveshje të rëndësishme

Princi i Monakos nesër në Shqipëri, Meta: Do firmosim dy marrëveshje të rëndësishme

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe Princi i Monakos Alberti i II

Princi i Monakos, Alberti i II do të zhvillojë të martën një vizitë zyrtare ne Shqipëri, me ftesë të Presidentit të Republikës Ilir Meta .  Lajmi bëhet i ditur nga Presidenca e cila ka njoftuar vizitën dy ditore të Princit të Monakos në Tiranë në data 16-17 tetor.

Në njoftimin e Presidencës bëhet me dije se Lartësia e tij, Alberti II do të pritet me ceremoni shtetërore nga Kreu i shtetit Ilir Meta për të vijuar më pas me bisedimet dypalësh midis dy delegacioneve respektive

Mësohet se gjatë vizitës së Princit të Monakos në Shqipëri pritet të nënshkruhen dy marrëveshje të rëndësishme , ajo e bashkëpunimit mes ministrive të jashtme të dy vendeve dhe një marrëveshje financimi mes Fondacionit të Princit Albert II të Monakos dhe Administratës rajonale të Zonave të mbrojtura të Vlorës e Shoqatës “Pisha Flamur” për mbrojtjen e burimeve natyrore.

 

 

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj