Prindër, mos i ndihmoni fëmijët me detyrat e shtëpisë! Ja çfarë po u shkaktoni

Prindër, mos i ndihmoni fëmijët me detyrat e shtëpisë! Ja çfarë po u shkaktoni

Foto ilustruese

Kur fëmija futet në shkollë, prindërit kanë gjithmonë tendencën tu qëndrojnë mbi kokë kur vjen puna tek detyrat e shtëpisë. Sado që rriten, shkojnë në nëntëvjeçare apo gjimnaz kujdesi i prindërve nuk largohet. Mirëpo “Brightside” na tregon që kjo është një gjë krejtësisht e gabuar.

Një fëmijë (dhe jo prindërit) e tyre duhet të jenë të përgjegjshëm për detyrat e shtëpisë, dhe nga kontrolli i tepërt i prindërve, ata demotivohen. Sipas rezultatit të studimit, sa më shumë prindërit të përfshiheshin në detyrat e fëmijëve, aq më pak dëshirë kanë fëmijët për të mësuar.

“Brightside” shkruan se teksa e ndihmoni për të bërë detyrat, e kontrolloni për notat e këqija, ju po merrni përgjegjësitë e studimit të fëmijës suaj, çfarë do të thotë se fëmija juaj është i lirë nga çdo përgjegjësi, pasi ato i keni marrë ju.

Kontrolli juaj mbi fëmijën ndikon edhe në marrëdhënien tuaj ‘jashtë’ studimeve. Pasi të keni mbaruar të gjitha mësimet, do të vini re që ju si nënë keni humbur durimin, fëmija është I acaruar nga të bërtiturat dhe kjo krijon një ‘armiqësi’ mes jush.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë