Prisheni Teatrin, me tritol a me acid

Prisheni Teatrin, me tritol a me acid

Godina aktuale e Teatrit Kombëtar

Prishen adoleshentët nëpër ëndërra erotike. Prishen brenda grave ata që bëjnë kalamaj. Prishen nëpër qoshe ata që masturbohen.

Prishen ata që vareshin në litar. I vetmi që nuk prishet është teatri i propagandës kriminale të zbrazjes së truve të shqiptarëve nga diktatura më e egër e botës.

Teatrin e pengonte të prishej vetë kurvi që kujdesej personalisht për mardhënien teatër-popull.

Populli nuk mund të mos shihte asnjë çfaqje sepse ja nxirrnin parreshtur në televizor; nuk mund të mos i pëlqente çfaqjet se po të tregonte arsyet e mospëlqimit shkelte parimet; nuk mund të mos ja mbante ment batutat sepse s'kishte asgjë tjetër çfarë të fuste në trurin e zbrazur. Ruajtja e moralit proletar. Mos shkelja e parimeve komuniste.
 

Mbajtja ndezur e luftës së klasave, ishin arësyet që teatri nuk u prish por mbeti dhjetra vite me hallat në dorë duke u masturbuar ku mundëte çka bëri të vinin në jetë krijesa bastarde kombinim të derdhjeve teatrore me ujrat e gjirizave.

Të prishet ky teatër tani në pleqërinë e thellë, duket e vështirë. Por ndoshta i ka mbetur ndonjë pikë lëng. Shpresë që teatri edhepse i vjetër mund të prishet është Noli, i cili, çështjes aq të diskutuar lidhur me mosekzistencën e menopazës mashkullore, apo lëngut gjithmonë prezent në topthat e plakut deri në grrahmën e fundit i ka kushtuar një Poezi të tërë ku spikat vargu "Plaku gjalpë s'ka, por ka një pus me hirrë".

Provë tjetër që të teatrit ndonjë pikë lëng për tu prishur ndoshta i ka mbetur është Maks Velo, i cili, megjithse moshatar me teatrin, në një interviste televizive i tha Eni Vasilit nja dhjetë herë "Shpirt". Në gjurmët e Nolit të hirrës dhe Maksit të shpirtit, duket më se e mundur prishja edhe e teatrit të propagandës me dikend aty rrotull.

Në dallim nga Noli dhe Maksi që ndoshta nuk kanë patur shumë zgjedhje, teatri ynë ka aq shumë mundësira për tu prishur sa nuk di se brenda kujt të prishet më parë për të nxjerrë në jetë ndonjë frut për të qënë.

Teatri mund të prishet, për shembull, brenda Akademisë që ndodhet aty afër. Punë që s'bëhet. Akademia jonë aspak pjellore, ka qënë në menopauzë qëkur ka lindur.

Prishja e teatrit brenda Galerisë së Arteve Figurative do ishte si prishja e çakallit brenda dhelprës. Mishmash fashisto-socrealist aq i ngatërruar sa për t'i dhënë spjegimet përkatëse rreth kësaj prishjeje do duhej të ngriheshin nga varri Çabej, Lasgushi, Noli, Migjeni, çka edhe kjo është e pamundur.

Prishja e teatrit me karaputanat komuniste të armatosura dhe çartallosura të Mozaikut mbi muze, do të qe e mundur nëse do përballohej me sukses ulja ose grisja e brekëve të gurta të rruspive komuniste. Kjo prishje më mirë të mos ndodhi. Për të parashikuar çfarë përbindëshash mund të dalin nga prishja në gur e mishit të teatrit nuk do mjaftonte as imagjinata e ufologëve më të shquar të botës.

Restorant Piaca ku ngrënia dhe teatraliteti rrinë aq pranë e pranë, nuk duket vend i keq për prishje teatrore. Halli në këtë eventualitet është se pas prishjes së teatrit me një pikë lëng spermatik mbi një pjatë me supë propagandistike, restoranti në fjalë do braktisej përgjithmonë nga klientët.

Prishja e teatrit me anë të derdhjes së një pike sperme brenda Bankës së Shqipërisë mund të jetë një zgjidhje për Bankën që të qarkullojë sa më shumë pare, teatralët pro dhe contra marrin ndonjë lek, dhe gjithë të tjerëve u bien veshët rehat nga muhabetet e pafundme për një teatër që nuk ka qënë frekuentuar kurrë nga artdashës por vetëm nga lebër të ngeshëm të ministrisë së brendëshme që nuk dinin ku ti kalonin orët e mbrëmjes.

Megjithatë, prishja e teatrit brenda Bankës, nuk pengohet nga fakti se është frekuentuar nga llumi, por nga diçka tjetër. I vetmi që i di në majë të gishtave hamendësimet e kafeneve mbi vjedhjet lidhur me teatrin, dhe që për ato vjedhje mund të flasë pa u ndalur e pa u lodhur është Fatos Lubonja. Mirëpo, për dreq, në këtë periudhë Fatos Lubonja është i zënë me shkrime, biseda, intervista, kundër futjes së Shqipërisë në Europë.

Sa duket ska mënyrë tjetër që ky teatër të prishet me qef veçse aty ku është. Me hedhje në erë me tritol. Djegje me acid. Pshurrje nga një turmë brohoritëse rrotull gropës ku një herë e një kohë na ishte një përbindësh propagandistik që e quanin teatër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 24/06/2018 19:17

    Teatri te mos prishet. Aty do te shkojne dhe mastrubohen shpellaret e PD si Flamur Noka qe pshurr lulet para parlamentit, apo Albana qe lag tavolinat e Komisionit... apo Griga Suma qe ngre nepsin deputeteve..

    Përgjigju
  • sapa: 22/06/2018 19:33

    Merrni permbaruesin e korruptuar Lefter Cani se ja u prish menjehere.

    Përgjigju
  • Xha Barka: 22/06/2018 14:13

    Edison je ME I MADHI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)