POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

“Prisni që Bill Clinton t’ju kërkojë falje?”, Monika Levinsky ndërpret intervistën dhe largohet nga studio

Monika Levinsky duke u larguar nga studioja

“A prisni ende një kërkim faljeje nga Bill Clinton”?, kaq ka mjaftuar që Monika Levinsky të ndërpresë intervistën me gazetaren izraelite, Yonit Levi, dhe të largohet nga studio. Gazetarja e pyeti Levinskyn se Clinton më herët ka thënë se ka kërkuar falje publikisht ndaj Levinskyt.

 “Gjatë një interviste dhënë së fundmi në NBC, ish-presidenti ishte pyetur nëse do të kërkoj falje personalisht, duke thënë se publikisht ju ka kërkuar falje. A prisni ende një kërkim falje personale”, e kishte pyetur gazetarja izraelite Levinskyn. Menjëherë Levinsky u përgjigj:”Më falni, nuk mundem të vazhdoj”, dhe menjëherë u ngrit nga karrigia dhe u largua nga studioja. Marrëdhënia e e ish-presidentit Bill Clinton, me sekretaren Monika Levinsky, dominoi debatin politik në SHBA në fund të viteve ’90. Pas presioneve të shumta, Clinton e pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Levinskyn.

f.g.
Komento