Emergjencat Civile paralajmërojnë përkeqësim të kushteve të motit me shtim të reshjeve dhe ulje temperaturash sidomos në zonat malore në ditët në vijim. Në këto kushte, me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile në Mininistrinë e Mbrojtjes, Haki Çako, u është kërkuar prefektëve të qarqeve, drejtuesve të bashkive, drejtuesve dhe institucioneve qëndrore në nivel rajonal dhe vendor, të marrin masa urgjente sipas fushës së pergjegjësisë, për përballimin e çdo situate emergjente, si dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit.
Prefektët e qarqeve nëpërmjet strukturave të emergjencave civile pranë administratës së tyre të komunikojnë me subjektet kontraktore që këto të venë në dispozicion të gjitha kapacitetet e tyre njerëzore dhe teknike dhe sasitë e mjaftueshme të kripës, dhe të skorieve etj., për të ndërhyrë në pastrimin e rrugëve nga dëbora, eleminimin e ngricave në rrugë, pastrimin e rrugëve nga inertet dhe gurët që mund të bien në rrugë, etj.
Gjithashtu, prefektët e qarqeve kërkohet të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë së Shtetit, ARRSH, OSHEE, për të pasur një menaxhim dhe qarkullim normal të automjeteve në akset rrugore, veçanërisht të atyre që kryejnë transportin e nxënësve dhe mësuesëve për në shkolla dhe anasjelltas, si dhe të punohet për eleminimin në kohë të defekteve në furnizimin me energji elektrike të komunitetit, objekteve social-kulturore, spitaleve, hidrovorëve, etj, për të përballuar sa më mirë situatën që mund të krijohet nga reshjet, ngricat, etj.
Strukturat e emergjencave civile pranë Administratës së Prefektit, si dhe pranë bashkive kërkohet të rrisin angazhimin e tyre maksimal, për zbatimin e detyrave, me qëllim që të shmangen pasojat negative të padëshiruara për komunitetin dhe mjedisin.
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
16.1%
-
Të vogla
67.3%
-
Nuk e di
16.6%
Vota total: 847
Lajme të tjera
-
Qarku i Kukësit përfshihet nga reshjet e shiut, bllokohet rruga Bajram Curri-Valbonë për shkak të rënies së gurëve! 70 familje pa energji elektrike
18 Janar, 16:43
-
'Priten shtrëngata dhe reshje intesive shiu e dëbore', apeli i AKMC-së: Këto janë qarqet që preken, bashkitë të mobilizojnë strukturat
14 Janar, 17:51
-
Viti i Ri vjen me reshje të denduara shiu në Shkodër, uji vërshon nëpër rrugë për disa minuta! Beci: Situata është normalizuar në kohë rekord
1 Janar, 22:21
-
Haki Çako shkon në SPAK! Kreu i Emergjencave Civile: Isha për një çështje që s'lidhet me mua! Report Tv mëson se u pyet për Rindërtimin
15 Dhjetor 2023, 11:02
-
VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Himarë, uji vërshon edhe katet e nëndheshme të bizneseve
10 Nëntor 2023, 21:29
-
Ndotja nga shtëllungat e tymit pas zjarrit, 'Kurum' shmang institucionet e Elbasanit! Dështon mbledhja e komisionit të Emergjencave Civile
9 Nëntor 2023, 13:23
-
Zjarri në fabrikën 'Kurum' në Elbasan, Haki Çako flet për Report Tv: U lokalizua! Tirana më e goditura nga stuhia "Ciaran'
6 Nëntor 2023, 14:58
-
Buxheti 2024/ 5.3 mld lekë ndahen për emergjencat civile! 800 mln u shkojnë bashkive për fatkeqësitë natyrore, 500 mln për mbrojtjen e digave
4 Nëntor 2023, 19:21
-
VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Shkodër, krijohen probleme në disa akse rrugore! Përmirësime pas ndërhyrjeve
31 Tetor 2023, 21:50
-
Reshje të dendura shiu, 40 fshatra pa drita në Korçë, përmbytet Bulevardi! Probleme te 'Rruga e Arbrit' dhe në aksin 'Librazhd-Përrenjas'
25 Shtator 2023, 16:05
-
VIDEO/ Hong Kongu dhe Kina jugore luftojnë me përmbytjet nga shira që nuk janë parë prej 140 vitesh
8 Shtator 2023, 10:45
-
Zjarret, Peleshi kritikon kryetarët e bashkive: Ka dështuar rrjeti i monitorimit! Keni emëruar drejtorë të Emergjencave Civile njerëz që s'ua dinë as emrin
24 Korrik 2023, 14:02